Pagat e gjyqtarëve, Rama: Secili institucion në vendin e vet

Çështja e pagave të gjyqtarëve pritet të marrë zgjidhje përmes një ndërhyrjeje ligjore në Kuvend.


Çështja e pagave të gjyqtarëve pritet të marrë zgjidhje përmes një ndërhyrjeje ligjore në Kuvend.

Në një postim në rrjetet sociale, teksa ka shpërndarë një pjesë nga fjala e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu gjatë konferencës së djeshme për shtyp, Kryeministri Edi Rama tha se “secili institucion në vendin e vet”.

“Fondin e pagave të pushtetit gjyqësor e propozon pushtetit ekzekutiv dhe e miraton pushteti legjislativ. E kur vetë Gjykata Kushtetuese pret parlamentin të ekzekutojë vendimin e saj për pagat e gjyqësorit dhe nuk kuturiset të hapë vetë derën e thesarit të shtetit, çdo koment tjetër është në rastin më të mirë humbje kohe dhe në më të keqin as mos e pyet se ç’është…”, shkruan Rama.

Në fjalën e tij Gogu tha se situata e krijuar lidhur me pagat e gjyqtarëve lidhet me një boshllëk ligjor, i cili do të plotësohet gjatë sesionit parlamentar që nis të martën.

“Paraja publike është para e qytetarëve, nuk është e qeverisë. Çdo qindarkë e buxhetit të shtetit duhet të ketë autorizim ligjor për t’u shpenzuar. Vendimet e Gjykatës kushtetuese janë të detyrueshme për t’u zbatuar Nuk negociohen, nuk relativizohen është boshllëku ligjor shkaku i gjithë situatës në të cilën ne ndodhemi sot”, theksoi Gogu.

Prandaj, shtoi ai, në sesionin parlamentar që nis të martën ky boshllëk ligjor do të plotësohet.

“Detyra ime është pikërisht që kjo gjë të bëhet shpejt, të bëhet sa më mirë dhe në zbatim të vendimit të gjykatës kushtetuese, por edhe në përputhje të plotë me përgjegjshmërinë ndaj buxhetit të shtetit. Ajo që unë besoj është që mosmarrëveshja zgjidhet në Kuvend, me ligj sepse këtë e ka përcaktuar qartë Gjykata Kushtetuese”, theksoi Gogu.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Mbi 27 mijë vizitorë ngjitën kalldrëmet e kalasë së Rozafës vetëm në gusht

Shkodra vijon të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë, me Kalanë e Rozafës që këtë verë ka regjistruar një tjetër…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Mbi 27 mijë vizitorë ngjitën kalldrëmet e kalasë së Rozafës vetëm në gusht

Shkodra vijon të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë, me Kalanë e Rozafës që këtë verë ka regjistruar një tjetër…