
Rama: Serbia nuk mund të bëjë funeral shtetëror për një kasap
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se “Serbia nuk mund të bëjë një funeral shtetëror për një kasap si Ratko Mlladiç”.

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se “Serbia nuk mund të bëjë një funeral shtetëror për një kasap si Ratko Mlladiç”.
Duke folur në forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”, në panelin “Agjenda për Europën”, Rama u ndal edhe te vendimi i Serbisë që “kasapi i Ballkanit”, Ratko Mlladiç, të përcillet me homazhe shtetërore për në banesën e fundit.
“E di që Serbia është një lloj ‘kafshe’ shumë interesante dhe e çuditshme në ‘xhunglën’ e Ballkanit. Por çfarë është më mirë? Ta kesh ulur rreth tryeze dhe t’i thuash: “Jo, nuk mund të bësh një funeral shtetëror për një kasap”, apo ta lësh aty, në ujëra të pasigurta dhe të krijosh një situatë krejt skizofrenike midis Europës, Kinës, Amerikës, Rusisë e nuk e di se kujt tjetër, Vietnamit”, tha Rama.
Rama theksoi se kjo është qasja e tij dhe duhet të ndodhë tani.
“Çfarë është kjo atmosferë? Atmosferë apo atmosfera e kujt? E atyre që nesër mund të fshihen nga ekstremet?! Çfarë është kjo: Nuk jemi në humor?! Për çfarë? Për t’ju thënë njerëzve: Titaniku po fundoset, na duhet të përballemi me konkurrencën?! Po, kemi një treg përbashkët. Po sa gjëra kanë ndodhur sot në secilën prej shteteve që në fakt tregon se ka 27 tregje? Ku janë tregjet e kapitalit të Europës? Ku janë kapacitetet financiare të Europës në vetvete? Ju flisni për të dhëna. Kur bëhet fjalë për Shqipërinë, ju lutem ejani dhe merrni të gjitha të dhënat, s’kemi asgjë për t’i fshehur Italisë. Fati ynë i keq ishte që në vend të pushtoheshim nga ju, u pushtuam nga rusët. Po kjo është tjetër histori”, shtoi Rama.
Marrë nga ATSH


















