Rama: Evropa nuk mund të ketë autonomi në lëndët e para kritike pa përfshirë Ballkanin Perëndimor

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”, në panelin “Agjenda për Europën”, kushtuar rolit të Mesdheut dhe sfidave të reja europiane e globale, i cili u mbajt në Cernobbio, Itali.


Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”, në panelin “Agjenda për Europën”, kushtuar rolit të Mesdheut dhe sfidave të reja europiane e globale, i cili u mbajt në Cernobbio, Itali.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit ndihen të inkurajuara nga klima e re europiane, por ende mbeten jashtë disa prej nismave dhe mekanizmave të rëndësishëm të Bashkimit Europian.

Sipas Ramës, Evropa përballet me një paradoks, ndërsa synon të forcojë konkurrueshmërinë, teknologjinë, kërkimin shkencor dhe autonominë strategjike, Ballkani Perëndimor mbetet ende jashtë shumë prej këtyre proceseve.

Ai solli si shembull lëndët e para, duke theksuar se rajoni disponon rezerva të rëndësishme, ndërsa Shqipëria, ka potencial të konsiderueshëm në sektorin e bakrit.

Kryeministri shtoi se Evropa nuk mund të ketë autonomi vetë në lëndët e para kritike pa përfshirë Ballkanin Perëndimor.

“Flasim për teknologjinë dhe pastaj kuptojmë që vetëm katër nga 50 kompanitë më të mëdha teknologjike janë në Europë. Flasim për kërkimin shkencor ndërsa nuk ka një universitet të BE-së në 20-shen e parë dhe ka vetëm katër të tilla, universitete europiane në 50-shen e parë. Flasim për një Europë e një treg dhe nga ana tjetër, në një dokument tejet të fortë dhe kuptova që në fund Ballkani Perëndimor nuk ishte aspak i përfshirë në atë dokument. E kjo duket sikur është diçka apo më mirë një vendim luksi të na lësh jashtë.

E kur vjen fjala tek një prej objektivave më të rëndësishme të Europës sot, me autonominë strategjike në lëndët e para kritike brenda kufijve të vet, është shumë e qartë për mua që ndërkohë që në pjesën tonë të Europës, në Ballkanin Perëndimor kemi një sasi shumë të rëndësishme të lëndëve të para, ne praktikisht jemi jashtë qasjes së përbashkët në këtë drejtim”, deklaroi kryeministri Rama.

Ai shtoi se “Evropa nuk mund të arrijë autonominë e vet në lëndët e para kritike brenda kufijve të vet dhe brenda kuadrit kohor që ka parashikuar, nëse Ballkani Perëndimor nuk do të përfshihet e nëse disa instrumente evropiane që ekzistojnë nuk do të përdoren për të na futur brenda. Në qoftë se kjo bëhet, atëherë situata mund të ndryshojë. Shqipëria ka një rezervë shumë të madhe bakri dhe ndërkohë praktikisht po sprapsim kinezët e të tjerë investues potencial në pritje që Europa të vijë”.

Kryeministri theksoi gjithashtu orientimin e Shqipërisë drejt Europës dhe Perëndimit, duke nënvizuar se vendi ka mbajtur një distancë nga Rusia dhe Kina.

Rama tha se Shqipëria “është vendi i vetëm në Europë sigurisht, por edhe në botë që qysh prej 1960-ës nuk kemi pasur asnjë autoritet rus që ka mbërritur të na vizitojë e asnjë avion që është nisur nga Tirana për në Moskë. Dhe nuk na merr malli, nuk presim me padurim që të ndodhë. Jemi i vetmi vend në Europë ku nuk ka një investim të mirëfilltë kinez. Nuk na mungon, çuditërisht”.

Rama u ndal edhe te rritja e prirjeve nacionaliste në disa vende europiane, duke e cilësuar këtë situatë si një prej problemeve më të mëdha për unitetin dhe të ardhmen e BE-së.

“Ajo çfarë shoh si një problem të jashtëzakonshëm kur bëhet fjala për unitetin, për të parë së bashku nga e ardhmja, është prirjet mjaft nacionaliste dhe që shohin vetëm së brendshmi në shumë vende të Europës që kohë më parë ishin në fakt fari ndriçues i asaj çfarë duhet të ishte Bashkimi Europian. Për ne kjo është shumë dëshpëruese sepse ne ishim ata “nacionalistët”, ne ishim ata “të marrët e rrezikshëm” të kontinentit dhe krejt befas u bëmë kaq në favoret të mënyrës shumëkulturore të të parit të jetës, saqë është shumë dëshpëruese të shohësh që të na sprapsin, sepse natyrisht, ka disa që na kushtëzojnë”, nënvizoi Rama.

Kryeministri u shpreh se “ajo çfarë është dëshpëruese është të shohësh qeveri të moderuara, demokratike që nuk janë plotësisht në krye, në lëvizje, sepse në fakt politika për një Europë më të fortë e më të bashkuar kushtëzohet nga ekstremet dhe nga frika e këtyre me ekstreme apo nga nevoja për t’i përmbajtur këto ekstreme në një mënyrë ose në një tjetër. Ju merreni me qeveritë e moderuara që në fakt për llogarinë tuaj merren me këto ekstreme dhe këtu vjen çështja e integrimit gradual”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Serbia nuk mund të bëjë funeral shtetëror për një kasap

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se “Serbia nuk mund të bëjë një funeral shtetëror për një kasap si Ratko…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Serbia nuk mund të bëjë funeral shtetëror për një kasap

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se “Serbia nuk mund të bëjë një funeral shtetëror për një kasap si Ratko…