“Travel Off Path”: Ksamili shpallet destinacioni bregdetar më i mirë në Evropë

Shqipëria vijon të tërheqë vëmendjen e medieve dhe ekspertëve ndërkombëtarë të udhëtimeve, duke u renditur mes destinacioneve bregdetare më të rekomanduara në Evropë, shkruan Trevor Kucheran në një artikull të botuar në median amerikane të udhëtimeve “Travel Off Path”.


Shqipëria vijon të tërheqë vëmendjen e medieve dhe ekspertëve ndërkombëtarë të udhëtimeve, duke u renditur mes destinacioneve bregdetare më të rekomanduara në Evropë, shkruan Trevor Kucheran në një artikull të botuar në median amerikane të udhëtimeve “Travel Off Path”.

Në renditjen e publikuar nga “Travel Off Path”, Ksamili kryeson listën e pesë destinacioneve bregdetare më të mira në Evropë, ndërsa Riviera Shqiptare vlerësohet për ujërat e saj të kristalta, peizazhin dhe çmimet më të përballueshme në krahasim me destinacionet e tjera të njohura mesdhetare.

Të gjithë i kemi parë së fundmi videot që janë bërë virale.

Turmat e mëdha të shkaktuara nga anijet turistike që bllokojnë plotësisht Bregun e Amalfit, pritjet që zgjasin me orë të tëra vetëm për të zbritur një palë shkallë në Santorini dhe pjatat me makarona që kushtojnë 100 dollarë.

Turistët amerikanë janë lodhur nga turmat e mëdha dhe vështirësitë logjistike që shoqërojnë udhëtimet në Evropë gjatë sezonit të pikut.

Kur miqtë më pyesin se ku duhet të shkojnë për t’u çlodhur vërtet në Mesdhe, nuk u dërgoj thjesht një tabelë të zakonshme në Pinterest.

Unë mbështetem te rrjeti ynë i gazetarëve evropianë të udhëtimeve, ekspertëve vendas dhe bordit tonë editorial këtu në “Travel Off Path”.

Gjatë një takimi të fundit editorial, diskutuam për qytetet më të mira bregdetare në Evropë që ende ofrojnë një përvojë luksoze dhe të pakomplikuar, por pa çmime marramendëse.

Të gjithë ramë dakord për një gjë: broshurat turistike luksoze paraqesin destinacione si vende ëndrrash, ndërsa në realitet ato shpesh janë të mbipopulluara dhe të mbushura me turistë.

Nëse dëshironi të përjetoni magjinë e vërtetë, duhet të shkoni atje ku shkojnë vendasit.

Këto janë pesë plazhet më të mira në Evropë, të rekomanduara nga njerëzit që jetojnë në këto zona dhe nga ekspertët e udhëtimeve që i mbulojnë ato.

Në fund të fundit, zgjedhja e qytetit perfekt bregdetar në Evropë, varet nga ajo që kërkoni vërtet!

Vetmi e plotë në një gji të mbrojtur? Ushqime deti të klasit botëror buzë detit? Një vend i thjeshtë për të shijuar perëndimin e diellit me një pije të ftohtë në dorë? Mesdheu i ofron të gjitha.

Broshurat turistike luksoze do t’ju drejtojnë gjithmonë drejt resorteve më të mëdha në qytetet më të mbipopulluara, por magjia e vërtetë e rajonit gjendet te këshillat e njerëzve që jetojnë atje çdo ditë.

Bëni gati valixhet, shmangni portet e mëdha të anijeve turistike dhe gjeni gjirin tuaj të qetë të bregdetit.

Ksamil, Shqipëri

Nëse jeni në kërkim të ujërave jashtëzakonisht të kthjellëta të Maldiveve, por nuk dëshironi të paguani mijëra dollarë për një natë, atëherë duhet të shikoni drejt Shqipërisë.

Atmosfera: Uji ka një nuancë blu pothuajse të pabesueshme, i rrethuar nga plazhe me gurë të bardhë.

Sipas autorit, kjo është një nga zonat bregdetare më mbresëlënëse në të gjithë kontinentin.

Pamja: Ndërsa pjesa tjetër e Mesdheut është mbipopulluar ndjeshëm, Riviera Shqiptare është shfaqur si një prej destinacioneve ku turistët evropianë po gjejnë një alternativë më të qetë.

Është e përballueshme, e qetë dhe jashtëzakonisht relaksuese.

Pse e duan ekspertët: Ne flasim vazhdimisht për Shqipërinë në faqen tonë, sepse raporti cilësi-çmim është thjesht i pakrahasueshëm.

Mund të hani ushqime deti të freskëta dhe të shijshme buzë plazhit për më pak se 15 dollarë amerikanë, ndërsa një hotel buzë detit do t’ju kushtojë shumë më pak se një hotel i ngjashëm në Greqi.

Megjithatë, autori thekson se, ndonëse ujërat e Ksamilit mbeten ndër më mbresëlënësit në Evropë, muajt e pikut të verës shoqërohen me turma të mëdha turistësh dhe rritje të çmimeve lokale.

Nëse udhëtoni me tragetin e shpejtë nga Korfuzi drejt Sarandës, duhet të merrni parasysh edhe vonesat e mundshme në radhët e kontrollit kufitar, si dhe diferencën njëorëshe të kohës mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Me hyrjen në muajt shtator dhe tetor, sipas autorit, është periudha më e përshtatshme për ta përjetuar këtë destinacion jashtë pikut të sezonit, pa bllokimet dhe turmat e mëdha të verës.

Renditja e pesë destinacioneve bregdetare më të mira sipas ekspertëve të udhëtimeve të “Travel Off Path”:

1. Ksamil, Shqipëri
2. Ischia, Itali – Plazhi i Marontit
3. Plazhi i Adragas, Portugali
4. Gjiri i Ramlas, Gozo – Maltë
5. Plazhi i Sarakinikos, Milos – Greqi

Marrë nga ATSH

Shqipëria ratifikon Konventën për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, Gogu: Pesë detyrime për shtetin

Shqipëria ratifikoi sot Konventën e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, marrëveshja e parë ndërkombëtare ligjërisht e…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria ratifikon Konventën për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, Gogu: Pesë detyrime për shtetin

Shqipëria ratifikoi sot Konventën e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, marrëveshja e parë ndërkombëtare ligjërisht e…