“Yahoo!Creators”: Plazhe të paprekura dhe ujëra bruz, Shqipëria mes destinacioneve që duhen vizituar tani

Shqipëria mbetet një nga destinacionet më pak të zbuluara dhe më autentike të Evropës, duke tërhequr vizitorët me natyrën e saj të egër, plazhet e paprekura, ujërat bruz dhe kostot më të përballueshme, shkruan Becca Blond në një artikull të botuar në “Yahoo! Creators”.


Shqipëria mbetet një nga destinacionet më pak të zbuluara dhe më autentike të Evropës, duke tërhequr vizitorët me natyrën e saj të egër, plazhet e paprekura, ujërat bruz dhe kostot më të përballueshme, shkruan Becca Blond në një artikull të botuar në “Yahoo! Creators”.

Riviera Jugore, veçanërisht zonat e Himarës dhe Ksamilit, ofron peizazhe që rivalizojnë bukurinë e Greqisë dhe Kroacisë, por ende pa turmat e mëdha të turistëve.

Pikërisht për këtë arsye, autorja e udhëtimeve, Becca Blond e përfshin Shqipërinë mes tetë destinacioneve që duhen vizituar tani, përpara se turizmi masiv t’i zbulojë ato plotësisht.

Po kërkoni aventurën tuaj të radhës? Këto destinacione mahnitëse janë në prag të zbulimit — vizitojini tani, përpara se të shndërrohen në trendin e radhës turistik.

Bota e udhëtimeve lëviz shpejt dhe, falë postimeve virale në rrjetet sociale, fluturimeve të reja direkte dhe hapjes së hoteleve që tërheqin vëmendjen, vende që dikur vizitoheshin nga relativisht pak turistë, mund të shndërrohen papritur në destinacionin e radhës, që të gjithë duan ta kenë në listën e tyre të udhëtimeve.

Si një gazetare udhëtimesh që kalon dy deri në tre javë në muaj duke eksploruar destinacione të reja dhe që ka shkruar më shumë se 30 guida për “Lonely Planet”, kam mësuar se momenti ideal për të vizituar një vend, është pikërisht kur ai ka filluar të tërheqë vëmendje, por përpara se të përfshihet nga turizmi masiv.

Nga një arratisje bregdetare greke, që ofron një alternativë ndaj Mikonosit, te një qytet malor në Kolorado, i bekuar me mungesën e dyqaneve të mëdhenj dhe semaforëve, këto janë tetë destinacione që ia vlen të vizitohen përpara se pjesa tjetër e botës t’i zbulojë.

Shqipëria

Shqipëria mbetet një nga destinacionet më të egra dhe autentike të Evropës, ideale për turistët që kërkojnë aventurë, çmime të përballueshme dhe plazhe vërtet të paprekura.

Udhëtimi im nëpër Shqipëri ma vërtetoi shpejt këtë.

Një herë “Google Maps” na drejtoi në një rrugë me rërë pranë plazhit, ku makina jonë me qira mbeti e bllokuar, ndërsa diku tjetër pashë me mosbesim sesi një kalë dhe një lopë u përballën papritur në rrugë.

Shqipëria është e paprekur dhe mrekullisht e paparashikueshme.

Vija bregdetare, veçanërisht Riviera Jugore, rivalizon Greqinë dhe Kroacinë për nga bukuria — por pa turmat dhe kostot e larta.

Megjithatë, përgatitja praktike është e rëndësishme.

Kartat e kreditit nuk pranohen gjerësisht dhe bankomatët mund të jenë të pakët në disa zona.

Pasi një mbrëmje nuk kishim mjaftueshëm para për të ngrënë, unë dhe shoqja ime mësuam se duhej të tërhiqnim mjaftueshëm lekë shqiptare në qytetet më të mëdha, përpara se të niseshim drejt zonave të tjera.

“Airbnb” dhe “Booking.com”, veçanërisht seksioni i qirave të banesave private, ofruan mundësi të mira dhe të përballueshme akomodimi në një vend ku hotelet e besueshme mund të jenë të pakta.

Megjithatë, përtej këtyre veçorive logjistike, bregdeti shqiptar, veçanërisht zonat përreth Himarës dhe Ksamilit, krenohet me ujërat bruz që rivalizojnë ato të Greqisë ose Kroacisë.

Banorët miqësorë vendas na ftonin shpesh në shtëpitë e tyre, duke ndarë me ne gosti me prodhime deti dhe raki, pijen e fortë tradicionale shqiptare.

Nëse jeni gati për një aventurë të vërtetë, tani është momenti për të përjetuar bukurinë e egër dhe të paprekur të Shqipërisë, përpara se fama e saj të përhapet në mënyrë të pashmangshme.

Në renditjen e autores, Shqipëria është përfshirë mes tetë destinacioneve të veçanta që rekomandohen të vizitohen tani, përpara se të shndërrohen në qendra të turizmit masiv.

Renditja e plotë e tetë destinacioneve sipas artikullit të Becca Blond të botuar në “Yahoo! Creators” :

1. Shqipëri
2. Bozeman, Montana
3. Crested Butte, Kolorado
4. Costa Navarino, Greqi
5. Slloveni
6. Letoni
7. Salta dhe Jujuy, Argjentinë
8. Sao Tomé dhe Príncipe, Gjiri i Guinesë

Marrë nga ATSH

Hoxha takim me homologun e Malit të Zi: Konfirmim i marrëdhënies së shëndetshme mes dy vendeve tona

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim në Forumin Strategjik të Bledit, me homologun e…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me homologun e Malit të Zi: Konfirmim i marrëdhënies së shëndetshme mes dy vendeve tona

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim në Forumin Strategjik të Bledit, me homologun e…