
Rama: Bujtina “Sophie” në Libohovë, shembull i turizmit rural dhe promovimit të produkteve vendase
Bujtina “Sophie” në Libohovë të Gjirokastrës është një nga strukturat akomoduese që ka përfituar mbështetje nga Programi IPARD, duke kontribuar në zhvillimin e turizmit rural dhe promovimin e produkteve vendase.

Bujtina “Sophie” në Libohovë të Gjirokastrës është një nga strukturat akomoduese që ka përfituar mbështetje nga Programi IPARD, duke kontribuar në zhvillimin e turizmit rural dhe promovimin e produkteve vendase.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kjo bujtinë e drejtuar nga Marika Karanxha, që ofron akomodim në 11 dhoma, ku ndërthuren elementet e traditës së zonës me komoditetin bashkëkohor.
“Në bashkëpunim me rreth 15 familje fermere të zonës, ajo sjell produkte të freskëta vendase dhe promovon turizmin e gastronominë e Libohovës”, u shpreh Rama.
Përmes këtij bashkëpunimi, në bujtinë përdoren produkte të freskëta dhe të prodhuara në vend, duke i dhënë rëndësi gastronomisë tradicionale dhe zinxhirit të prodhimit vendas.
Bujtina “Sophie” synon të ofrojë një përvojë që lidh akomodimin me gastronominë dhe jetën rurale, duke promovuar potencialet turistike dhe kulinare të Libohovës.
Mbështetja përmes Programit IPARD ka ndihmuar në zhvillimin e sipërmarrjeve rurale dhe në krijimin e mundësive të reja për ekonominë lokale, veçanërisht përmes lidhjes së turizmit me prodhimin bujqësor dhe agroturizmin.
Burimi ATSH



















