“Adrenalinë vere”, Rama ndan momente nga ritmi i sezonit turistik

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente të aktiviteteve festive në resortet shqiptare, që përcjellin “adrenalinën e verës”.


Sezoni veror po vijon me aktivitete të shumta turistike dhe argëtuese, teksa temperaturat e larta dhe fluksi i pushuesve shoqërohen me një kalendar të pasur eventesh në destinacionet turistike të vendit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente të aktiviteteve festive në resortet shqiptare, që përcjellin “adrenalinën e verës”.

Aktivitetet në resortet, hotelet dhe hapësirat turistike po i japin sezonit një dimension përtej turizmit tradicional të detit dhe plazhit, duke ndërthurur pushimet me muzikën, argëtimin dhe eventet verore.

Ndërkohë, gushti mbetet një nga muajt më të rëndësishëm të sezonit turistik, me shtimin e flukseve në bregdet, zonat malore dhe destinacionet e tjera turistike.

Në hartën e turistëve po marrin gjithnjë e më shumë vend edhe eksperiencat që kombinojnë natyrën, argëtimin dhe jetën sociale.

Nga plazhet dhe resortet e jugut, te qytetet historike, zonat malore dhe aktivitetet kulturore e sportive, oferta turistike po zgjerohet me formate të ndryshme, duke i dhënë vizitorëve më shumë arsye për të eksploruar vendin dhe për ta përjetuar Shqipërinë përtej një destinacioni tradicional plazhi.

Eventet verore, aktivitetet muzikore dhe format e reja të argëtimit po shndërrohen gjithnjë e më shumë në pjesë të ofertës turistike, duke synuar një sezon më të gjatë dhe një përvojë më të larmishme për vizitorët vendas dhe të huaj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shkelja e rregullave për produktet digjitale, gjoba deri në 15 mln lekë ose 2,5% të xhiros për kompanitë

Masat janë pjesë e projektligjit “Për kërkesat e sigurisë kibernetike për produktet me elementë digjitalë dhe qëndrueshmërinë kibernetike”, i cili…

Global 360

Vendet evropiane vendosin kushte për bisedimet e sigurisë me Rusinë

Një shumicë e madhe e vendeve evropiane janë të gatshme të zhvillojnë bisedime me Rusinë për çështjet kryesore të sigurisë…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shkelja e rregullave për produktet digjitale, gjoba deri në 15 mln lekë ose 2,5% të xhiros për kompanitë

Masat janë pjesë e projektligjit “Për kërkesat e sigurisë kibernetike për produktet me elementë digjitalë dhe qëndrueshmërinë kibernetike”, i cili…