Turisti francez: Investimet kanë bërë Shqipërinë më të aksesueshme dhe europiane

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ndau sot opinionin e një turisti francez, që ka përjetuar nga afër mikpritjen shqiptare, bukuritë e natyrës dhe harmoninë fetare.


Shqipëria vijon të mbetet një destinacion i kërkuar për turistët e huaj, ndërsa vitet e fundit vihet re një rritje e turistëve francezë.

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ndau sot opinionin e një turisti francez, që ka përjetuar nga afër mikpritjen shqiptare, bukuritë e natyrës dhe harmoninë fetare.

Duke iu referuar rrëfimit të turistit francez, Koçiu u shpreh se investimet kanë transformuar Shqipërinë, duke e bërë gjithnjë e më të aksesueshme dhe më europiane.

Në mesazhin e tij, i riu nga Franca bën thirrje për të vizituar Shqipërinë, ndërsa vlerëson veçanërisht mikpritjen vendase.

“Është e vërtetë që ka shumë reklama në rrjetet sociale me qëllim rritjen e turizmit në Shqipëri dhe mendoj se kjo mund të ketë ndikuar në vendimin tim, edhe pse kam mjaft shqiptarë në rrethin tim të miqve. Duhet të them se jam befasuar shumë nga kaq shumë gjëra. Jam befasuar shumë nga mikpritja, bujaria që kam përjetuar gjatë gjithë qëndrimit tim. E gjithë kjo ngrohtësi dhe mirësi pavarësisht rrethanave dhe kohës. Mund të shkosh në një restorant ose bar dhe të mos ketë vend dhe sapo të shohin që je turist bëjnë çmos që të ndihesh sa më rehat. Në restorante bëjnë gjithçka për t’u siguruar që je në hotel, e kështu me radhë”, u shpreh ai.

Sipas tij, ekziston një kulturë mikpritjeje që nuk duhet të humbasë dhe po ashtu ekziston edhe një shumëllojshmëri kulturore.

“Ka shumë fe të ndryshme, myslimanë, të krishterë, ortodoksë dhe megjithatë ndien një ndjenjë të fortë uniteti që të imponon repsekt”, shtoi ai.

Për turistin francez natyra unike dhe peizazhet mbresëlënëse janë pika të tjera të forta që ofron Shqipëria turistike.

Ndërsa vlerëson traditën dhe autenticitetin e destinacioneve turistike, ai u bën thirrje turistëve të huaj që të mos hezitojnë ta vizitojnë Shqipërinë.

Po ashtu ai vlerëson infrastrukturën rrugore, ndërsa shprehet se rrugët kanë të njëjtën cilësi si në Francë.

“Rrugët janë po aq të mira sa në Francë. Cilësia e rrugëve është thjesht e jashtëzakonshme. Kam përshkruar më shumë se 600 km brenda një jave dhe cilësia e rrugëve është e pabesueshme. Një falënderim i madh për Shqipërinë, për gjithçka kam parë deri tani. Faleminderit për ngrohtësinë që më keni dhënë gjatë gjithë qëndrimit tim. Faleminderit për përpjekjet që bëni për të na mirëpritur”, u shpreh i riu nga Franca.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Gati të vijnë investime të mëdha në turizëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se krijimi i kushteve për zhvillimin e turizmit të nivelit të lartë duhet të kthehet…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Gati të vijnë investime të mëdha në turizëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se krijimi i kushteve për zhvillimin e turizmit të nivelit të lartë duhet të kthehet…