Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor, kufizime për shoferët e rinj dhe gjoba më të larta

Prej ditës së sotme kanë nisur të zbatohen ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, të cilat ashpërsojnë masat ndaj shkelësve me synim rritjen e sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve.


Prej ditës së sotme kanë nisur të zbatohen ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, të cilat ashpërsojnë masat ndaj shkelësve me synim rritjen e sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve.

Sipas ligjit, këto ndryshime parashikojnë heqjen përfundimtare të lejes së drejtimit për drejtuesit e mjeteve që kapen në mënyrë të përsëritur duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit.

Po ashtu, drejtimi i automjetit pa leje drejtimi shoqërohet me masa më të ashpra. Personat madhorë që kryejnë këtë shkelje do të gjobiten dhe nuk do të mund të pajisen me patentë sipas rregullave të reja, ndërsa të miturit e kapur duke drejtuar automjet do të kenë të drejtë të regjistrohen në autoshkollë vetëm pasi të kenë mbushur moshën 20 vjeç.

Kodi i ndryshuar vendos kufizime edhe për drejtuesit e rinj, të cilët nuk mund të qarkullojnë në autostradë me shpejtësi mbi 90 kilometra në orë. Shkelja e këtij kufiri dënohet me gjobë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë, pezullim të lejes së drejtimit për një muaj dhe zbritje pikësh.

Një tjetër risi është se pezullimi i patentës nuk mund të zëvendësohet më me pagesën e një gjobe të dyfishuar.

Masat ndëshkuese janë ashpërsuar edhe për tejkalimin e shpejtësisë në zonat e banuara, pranë shkollave, si dhe për garat apo manovrat e rrezikshme në rrugë, për të cilat parashikohen gjoba nga 20 mijë deri në 60 mijë lekë.

Gjithashtu, drejtuesve që konstatohen dy herë brenda një viti duke përdorur telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit do t’u pezullohet leja e drejtimit për tre muaj.

Ndryshimet përfshijnë edhe përdoruesit e biçikletave, motorëve deri në 50 kubikë dhe monopatinave elektrike, për të cilët nga sot ndalohet përdorimi i telefonit celular gjatë lëvizjes.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja takim Moreira de Sousa: Shqipëria avancon drejt BE-së, 6,25 milionë euro mbështetje për Parkun Bylis–Klos

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me ambasadoren e Bashkimit Evropian në vendin tonë, Sofia…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja takim Moreira de Sousa: Shqipëria avancon drejt BE-së, 6,25 milionë euro mbështetje për Parkun Bylis–Klos

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi një takim me ambasadoren e Bashkimit Evropian në vendin tonë, Sofia…