Salla: Mbështetje më e madhe për fermerët e bimëve mjekësore nga programi “Dyfisho Ndërmarrjen Tënde”

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, vizitoi në Cërrik fermën e Alban Shulit, një sipërmarrje që ka ndërtuar një zinxhir të integruar, nga kultivimi deri te përpunimi dhe paketimi i produkteve bujqësore


Bimët aromatike dhe mjekësore vijojnë të jenë ndër sektorët me kontributin më të lartë në prodhimin dhe eksportin e produkteve bujqësore shqiptare. Për të nxitur më tej zhvillimin e këtij sektori, qeveria po zgjeron instrumentet financiare në mbështetje të fermerëve dhe sipërmarrjeve bujqësore.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, vizitoi në Cërrik fermën e Alban Shulit, një sipërmarrje që ka ndërtuar një zinxhir të integruar, nga kultivimi deri te përpunimi dhe paketimi i produkteve bujqësore, me fokus te bimët aromatike e mjekësore, veçanërisht çaji i malit dhe rigoni, si edhe prodhimi në sera.

Gjatë vizitës u bë e ditur se ferma, e cila operon prej rreth tetë vitesh, ka zgjeruar vazhdimisht aktivitetin e saj, duke konsoliduar praninë në treg dhe duke rritur vlerën e produkteve shqiptare. Investimet e realizuara me mbështetjen e Skemës së Investimeve 2025 janë orientuar drejt rritjes së kapaciteteve prodhuese dhe modernizimit të teknologjisë së përpunimit, me synimin për të rritur konkurrueshmërinë e produkteve “Made in Albania”.

Fermeri Alban Shuli shpjegoi se në fermë janë mbjellë parcela me rigon dhe çaj mali. Sipas tij, rigoni është në vitin e dytë të prodhimit dhe pritet të korret në fund të muajit gusht, ndërsa prodhimi destinohet kryesisht për eksport.

Ai bëri të ditur se aktiviteti shtrihet në një sipërfaqe prej 3,5 hektarësh, ku një pjesë e tokës është në pronësi të tij dhe pjesa tjetër merret me qira.

Shuli tha se ka aplikuar në programin e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural për Garancinë Sovrane dhe pret të finalizojë marrëveshjen me bankën për financimin e investimit të planifikuar, duke e vlerësuar këtë një mbështetje reale.

Nga ana e tij, ministri Salla theksoi se instrumentet e reja financiare të qeverisë synojnë të lehtësojnë aksesin e fermerëve në kredi dhe të nxisin investimet në bujqësi.

“Me Garancinë Sovrane, qeveria mbulon nga 50% deri në 70% të kolateralit, duke krijuar më shumë lehtësi për financimin e sipërmarrjeve bujqësore dhe agropërpunuese”, u shpreh ministri.

Salla vuri në dukje gjithashtu se masa për rimbursimin e faturave tatimore me 10% të TVSH-së përbën një mbështetje të rëndësishme për fermerët, ndërsa programi “Dyfisho Ndërmarrjen Tënde” krijon mundësi të reja financimi për bizneset.

Ai nënvizoi se, për herë të parë, ky program do të shtrihet krahas sektorit të bujqësisë, edhe tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, duke u ofruar atyre mbështetje më të madhe për zgjerimin e aktivitetit, investimet dhe rritjen e konkurrueshmërisë.

Salla tha se “zgjerimi i instrumenteve financiare dhe mbështetja e investimeve në sektorin agroushqimor synojnë të rrisin vlerën e shtuar të produkteve shqiptare, të forcojnë eksportet dhe të krijojnë më shumë mundësi zhvillimi për fermerët dhe sipërmarrjet në zonat rurale”.

/Burimi ATSH

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.