Shkolla e Shushicës në Elbasan, ambiente të reja për 350 nxënës dhe 35 mësues

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga kjo shkollë, e cila po po merr formë ditë pas dite, si investim i Ministrisë së Arsimit dhe bashkisë Elbasan.


Shkolla 9-vjeçare e Shushicës në Elbasan shumë shpejt do të mirëpresë 350 nxënës dhe 35 mësues në ambiente të projektuara për t’i dhënë arsimit më shumë cilësi.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga kjo shkollë, e cila po po merr formë ditë pas dite, si investim i Ministrisë së Arsimit dhe bashkisë Elbasan.

“Ambientet e projektuara do t’i japin arsimit më shumë cilësi, më shumë siguri dhe një hapësirë dinjitoze ku çdo ditë mësimi të zhvillohet në kushtet që meritojnë fëmijët dhe mësuesit”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se ”çdo klasë, laborator, kënd i përbashkët dhe çdo hapësirë e kësaj shkolle është menduar për të krijuar një mjedis ku bashkëpunimi bëhet pjesë e përditshmërisë dhe nxënësit rriten në një atmosferë që i nxit të mësojnë, të krijojnë dhe të zhvillojnë talentet e tyre”.

“Shkolla e Shushicës do të jetë një pikëtakimi për gjithë komunitetin, me hapësira që do të mirëpresin aktivitete kulturore dhe sportive gjatë vitit, duke e kthyer këtë investim në një vlerë të përbashkët për gjithë zonën”, tha Rama.

Shkolla e Shushicës ka qenë një ndër prioritetet e vazhdueshme të komunitetit në procesin e buxhetimit me pjesëmarrje.

Aktualisht, në të gjithë vendin janë 42 kantiere ndërtimi të hapura në shkolla, ku po punohet së bashku me bashkitë për rikonstruksionin dhe ndërtimin e objekteve të reja arsimore.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri takim më 21 shtator në Tiranë

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit (KPSA) BE-Shqipëri do të zhvillojë më 21 dhe 22 shtator në Tiranë takimin e tij të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri takim më 21 shtator në Tiranë

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit (KPSA) BE-Shqipëri do të zhvillojë më 21 dhe 22 shtator në Tiranë takimin e tij të…