Koçiu: Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, kredi deri në 2 milionë euro në agroturizëm dhe agropërpunim

Bizneset dhe sipërmarrjet që synojnë zgjerimin e aktivitetit të tyre do të kenë mundësi të përfitojnë kredi me kushte lehtësuese deri në 2 milionë euro përmes programit qeveritar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”.


Bizneset dhe sipërmarrjet që synojnë zgjerimin e aktivitetit të tyre do të kenë mundësi të përfitojnë kredi me kushte lehtësuese deri në 2 milionë euro përmes programit qeveritar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”.

Gjatë një vizite në një fabrikë përpunimi të qumështit në Pogradec, zëvendëskryeministrja Albana Koçiu deklaroi se programi synon të mbështesë veçanërisht sipërmarrjet në sektorët e agroturizmit dhe agropërpunimit, duke nxitur investimet, modernizimin dhe rritjen e konkurrueshmërisë.

“Programi më i ri i qeverisë, ‘Dyfisho Sipërmarrjen Tënde’, ka të bëjë pikërisht me bizneset, me agroturizmin dhe agropërpunimin, për t’u dhënë mundësinë që, përmes një kredie të lehtësuar deri në 10 vjet dhe me një interes prej vetëm 2-3%, të përfitojnë financim deri në 2 milionë euro”, u shpreh Koçiu.

Ajo theksoi se një element i rëndësishëm i programit është garancia sovrane, përmes së cilës qeveria do të mbulojë deri në 70% të kolateralit, duke lehtësuar aksesin e bizneseve në financim në bashkëpunim me bankat e nivelit të dytë.

Koçiu bëri të ditur se programi ka nisur me një fond prej 250 milionë eurosh, ndërsa synimi është që, nëse do të ketë interes nga bizneset dhe rezultate pozitive, mbështetja të zgjerohet deri në 1 miliard euro.

Duke folur për investimet në fabrikën e përpunimit të qumështit në Pogradec, Koçiu tha se automatizimi i proceseve do të ndikojë në rritjen e cilësisë së produkteve, uljen e kostove dhe krijimin e një cikli të mbyllur për sipërmarrjen.

Sipas saj, përmes platformave të dedikuara në programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. bizneset do të mund të marrin mbështetje gjatë gjithë procesit të aplikimit për financim, përfshirë përgatitjen e dokumentacionit dhe asistencën teknike, me qëllim reduktimin e burokracive.

Fabrika e përpunimit të qumështit në Pogradec e ka nisur aktivitetin në vitin 1992 me një kapacitet prej 15 mijë litrash qumësht dhe sot bashkëpunon me rreth 400 fermerë të zonës. Falë investimeve, ajo operon me teknologji bashkëkohore për përpunimin e produkteve sipas standardeve të cilësisë.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, vuri theksin te rëndësia e investimeve në rritjen e sigurisë ushqimore dhe përgatitjen e prodhimeve shqiptare për tregjet e huaja.

“Vendi po avancon në procesin e integrimit dhe prodhimet shqiptare duhet të plotësojnë standardet dhe cilësinë e lartë për tregjet e huaja. Investimet në teknologji dhe politikat financiare mbështetëse janë të rëndësishme për të garantuar siguri ushqimore të lartë për konsumatorët vendas dhe të huaj”, deklaroi Salla.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Parku “Vala”, hapësirë për fëmijët dhe të rinjtë në Durrës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga parku “Vala”, në lagjen 18 të Durrësit, një hapësirë…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Parku “Vala”, hapësirë për fëmijët dhe të rinjtë në Durrës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga parku “Vala”, në lagjen 18 të Durrësit, një hapësirë…