Nufi takon sportistët elitarë të FA, prezanton nismën për krijimin e klasave sportive në Akademinë e FA

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi takim me sportistët elitarë, pjesë e Forcave të Armatosura, ku u diskutua mbi nismën për përfshirjen e tyre në organizimin e klasave sportive si program ekstrakurrikular në strukturat dhe Akademinë e Forcave të Armatosura.


Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi takim me sportistët elitarë, pjesë e Forcave të Armatosura, ku u diskutua mbi nismën për përfshirjen e tyre në organizimin e klasave sportive si program ekstrakurrikular në strukturat dhe Akademinë e Forcave të Armatosura.

Gjatë bashkëbisedimit ku ishte i pranishëm edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji, u theksua se, angazhimi i kampionëve dhe sportistëve elitarë në procesin e përgatitjes së kadetëve dhe personelit ushtarak do të sjellë përfitime të rëndësishme në rritjen e kapaciteteve fizike, psikologjike dhe profesionale të Forcave të Armatosura.

“Përvoja e sportistëve elitarë do të kontribuojë në përmirësimin e metodave të stërvitjes, forcimin e disiplinës, frymës së garës dhe përgatitjes për përballimin e sfidave operacionale, emergjencave civile dhe misioneve ndërkombëtare”, u shpreh gjatë takimit, ministri Nufi.

Duke vlerësuar kontributin që sportistët elitarë i kanë dhënë vendit, si në arenën sportive ashtu edhe si pjesëtarë të Forcave të Armatosura, ministri Nufi nënvizoi se modeli i tyre i suksesit, përkushtimit dhe profesionalizmit është një frymëzim për brezat e rinj.

Nisma parashikon krijimin e klasave sportive në Akademinë e Forcave të Armatosura (AFA) me synim zhvillimin fizik dhe psikologjik të kadetëve dhe ushtarakëve, rritjen e performancës sportive të personelit, promovimin e sportit në Forcat e Armatosura, krijimin e ekipeve përfaqësuese në aktivitete të ndryshme sportive, si edhe transferimin e përvojës së sportistëve elitarë te brezi i ri.

Sportistët do të mund të angazhohen në mënyrë vullnetare, si pedagogë të jashtëm, trajnerë, mentorë, lektorë motivues apo konsulentë teknikë, në bashkëpunim me AFA, Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe federatat sportive.

Programi parashikon përfshirjen e disiplinave të ndryshme sportive, si xhudo, mundje, boks, taekwondo, karate, kickboxing, biathlon dhe pentathlon ushtarak, qitje, atletikë, peshëngritje, gjimnastikë dhe sporte ekipore, duke shfrytëzuar infrastrukturën sportive të Akademisë së Forcave të Armatosura.

Burimi ATSH

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…