Begaj dekreton marrëveshjen e huasë me SHBA, hyn në fuqi menjëherë

Presidenti Bajram Begaj, ka dekretuar marrëveshjen e huasë direkte prej 302 milionë dollarësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF) për fushën e mbrojtjes.


Presidenti Bajram Begaj, ka dekretuar marrëveshjen e huasë direkte prej 302 milionë dollarësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF) për fushën e mbrojtjes.

Dekreti i publikuar nê faqen zyrtare të presidencës mban datën 30 korrik.

Presidenti Begaj ka dhënë gjithashtu pëlqimin për hyrjen në fuqi menjëherë të këtij ligji.

Marrëveshja është pjesë e financimit të jashtëm ushtarak amerikan (Foreign Military Financing – FMF), i cili synon mbështetjen e kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë dhe forcimin e bashkëpunimit strategjik me SHBA-në në fushën e sigurisë.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ka theksuar se kjo marrëveshje nuk përbën thjesht një instrument financiar, por një investim strategjik.

Ai ka sqaruar se marrëveshj do të shërbejë për sigurinë kombëtare në kuadër të NATO 3.0 dhe angazhimit të Shqipërisë si një aleat i përkushtuar në Aleancë, forcimin e kapaciteteve dhe modernizimin e Forcave të Armatosura si dhe për thellimin e partneritetit strategjik të Shqipërisë me aleatin e saj më të rëndësishëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dekreti i presidentit Begaj:

PËR SHPALLJE LIGJI DHE DHËNIEN E PËLQIMIT PËR HYRJEN NË FUQI MENJËHERË TË LIGJIT

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe 4, dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D E K R E T O J:

Neni 1

Shpalljen e ligjit nr. 91/2026, “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas direkte ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF)”.

Neni 2

Dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit nr. 91/2026, “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas direkte ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF)”.

Burimi ATSH

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…