Shuhet plotësisht vatra e zjarrit mbi tunelin e Llogorasë

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se është shuar plotësisht vatra e zjarrit e krijuar në zonën mbi tunelin e Llogorasë, pas ndërhyrjes së koordinuar të strukturave operacionale nën drejtimin e Prefekturës së Qarkut Vlorë.

Në operacionin për neutralizimin e flakëve u angazhuan 4 automjete zjarrfikëse, 11 efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) të Himarës dhe Vlorës, 43 efektivë të Forcave të Armatosura, si dhe një helikopter i Forcës Ajrore.

Sipas AKMC-së, falë ndërhyrjes së koordinuar u bë e mundur shuarja e plotë e vatrës së zjarrit, ndërsa zona vijon të mbahet nën monitorim nga strukturat përgjegjëse, me qëllim parandalimin e çdo riaktivizimi të mundshëm.

Autoritetet vijojnë të jenë në gatishmëri për menaxhimin e situatave të emergjencave, veçanërisht gjatë periudhës së sezonit veror, kur rreziku i zjarreve është më i lartë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e…

Global 360

Meloni i kërkon BE-së të caktojë një negociator për bisedimet e paqes në Ukrainë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i ka kërkuar Bashkimit Evropian të caktojë një përfaqësues të posaçëm për negociatat me Rusinë

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia