Shqipëria dhe Indonezia marrëveshje për fuqinë punëtore

Marrëveshja u nënshkrua në Xhakartë nga ministrja Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe ministri indonezian për Mbrojtjen e Punëtorëve Migrantë, Mukhtarudin, në ambientet e Ministrisë për Mbrojtjen e Punëtorëve Migrantë (P2MI).


Shqipëria dhe Indonezia kanë hedhur një hap të ri në forcimin e bashkëpunimit ekonomik, përmes nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi për mobilitetin e fuqisë punëtore.

Marrëveshja u nënshkrua në Xhakartë nga ministrja Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, dhe ministri indonezian për Mbrojtjen e Punëtorëve Migrantë, Mukhtarudin, në ambientet e Ministrisë për Mbrojtjen e Punëtorëve Migrantë (P2MI).

“Ky memorandum krijon bazat për një bashkëpunim të strukturuar, që do të mundësojë migracion të rregullt, të sigurt dhe të qëndrueshëm për punësim, duke iu përgjigjur nevojave të ekonomisë shqiptare për fuqi punëtore”, deklaroi Ibrahimaj.

Sipas saj, bashkëpunimi do të jetë i rëndësishëm veçanërisht për sektorët ku Shqipëria ka kërkesë të lartë për punonjës, si turizmi dhe mikpritja, prodhimi, ndërtimi dhe fusha të tjera të ekonomisë.

Memorandumi synon të krijojë mekanizma bashkëpunimi për menaxhimin e lëvizshmërisë së fuqisë punëtore, duke garantuar procedura të rregullta dhe respektimin e të drejtave të punonjësve.

“Ky është një tjetër hap konkret në zgjerimin e partneriteteve ndërkombëtare të Shqipërisë dhe në mbështetjen e zhvillimit ekonomik përmes bashkëpunimit dhe lëvizshmërisë së ligjshme të fuqisë punëtore”, deklaroi Ibrahimaj.

Burimi ATSH

Rama në Napoli për inaugurimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Italisë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit…

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Napoli për inaugurimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Italisë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Konsullatës së Nderit…