Salla: Baxho “Venari” në Cerrik dëshmon suksesin e lidhjes fermer-përpunues-konsumator

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, vizitoi baxhon “Venari” në Cërrik, një biznes familjar , i cili që prej vitit 1998 vijon traditën e përpunimit të qumështit, duke u mbështetur në bashkëpunimin e ngushtë me fermerët dhe në prodhimin vendas.

Gjatë vizitës, ministri u njoh nga afër me aktivitetin e baxhos, e cila prodhon djathë të bardhë, kaçkavall dhe produkte të tjera të bulmetit, duke përdorur qumësht të siguruar nga fermerët e zonës, por edhe nga bashkëpunëtorë të tjerë në rajon.

Me një kapacitet prodhimi prej rreth 140 kilogramësh në ditë, baxho “Venari” furnizon tregun vendas, duke dëshmuar se investimi në përpunimin e produkteve bujqësore dhe partneriteti me fermerët krijojnë më shumë vlerë të shtuar për ekonominë rurale.

Ministri Salla vlerësoi rolin e sipërmarrjeve të tilla në zhvillimin e sektorit të përpunimit të qumështit, duke theksuar se mbështetja e prodhimit vendas dhe forcimi i zinxhirit nga ferma te konsumatori mbeten një nga prioritetet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ai nënvizoi se modele si baxho “Venari” tregojnë se tradita, përkushtimi dhe bashkëpunimi me fermerët janë elementë kyç për rritjen e cilësisë së produkteve shqiptare, fuqizimin e ekonomisë lokale dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit agro-ushqimor.

Burimi ATSH

Spahiu: Forcohen kapacitetet kirurgjikale në Spitalin e Traumës, infrastrukturë moderne për sigurinë e pacientëve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu inspektoi sot punimet që po kryhen në Spitalin Universitar të Traumës në…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia