INSTAT: Transporti detar i mallrave u rrit me 8,7% në tremujorin e dytë

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, në katër portet detare të Shqipërisë u transportuan gjithsej 2 395 615 ton mallra, nga 2 204 762 ton në të njëjtën periudhë të vitit 2025, duke shënuar një rritje prej 8,7%.

Porti i Durrësit
Porti i Durrësit

Transporti detar i mallrave në Shqipëri shënoi rritje gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, ndërsa Porti i Durrësit vijoi të mbetet porta kryesore e përpunimit të mallrave në vend.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave, në katër portet detare të Shqipërisë u transportuan gjithsej 2 395 615 ton mallra, nga 2 204 762 ton në të njëjtën periudhë të vitit 2025, duke shënuar një rritje prej 8, 7%.

Nga ky volum, 94, 2% e mallrave të transportuara me det, u përpunuan në Portin e Durrësit, i cili regjistroi një rritje prej 9, 9% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar. Pjesa tjetër e volumit u përpunua në portet e Vlorës, Shëngjinit dhe Limjonit në Sarandë.

Sipas klasifikimit të mallrave, grupi “Metale bazë dhe produkte metalike të fabrikuara” zuri peshën më të madhe të mallrave të transportuara me 15, 8% të totalit, i ndjekur nga “Koksi dhe produktet e rafinuara të naftës” me 14, 3%, “Produktet e tjera minerale (jo metalike)” me 13, 5% dhe “Qymyri, nafta bruto dhe gazi natyror” me 8, 6%.

Gjatë tremujorit të dytë në portet shqiptare hynë dhe dolën 294 anije, nga të cilat 276 ishin anije të huaja dhe 18 vendase. Krahasuar me një vit më parë, numri i përgjithshëm i anijeve u rrit me 6,5%, ndërsa ai i anijeve të huaja me 9,1%.

Tregues në rritje shënoi edhe transporti detar i pasagjerëve ku një fluks prej 336 mijë personash. Porti i Sarandës përpunoi pjesën më të madhe të tyre, me 60, 6% të totalit, i ndjekur nga Porti i Durrësit me 34, 9% dhe Porti i Vlorës me 4,5%. Në tremujorin e dytë nuk u regjistrua lëvizje pasagjerësh në Portin e Shëngjinit.

Të dhënat e INSTAT tregojnë gjithashtu se volumi i mallrave të tregtuara me det, përfshirë eksportet dhe importet, arriti në 1 555 ton, duke shënuar një rritje prej 1, 2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Nga ky volum, transporti detar përfaqësoi 34, 7% të eksporteve të mallrave dhe 66, 3% të importeve të mallrave, duke konfirmuar rolin dominues të porteve detare në tregtinë e jashtme të Shqipërisë.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama udhëton drejt SHBA-së, do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së

Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt SHBA më 20 shtator.

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama udhëton drejt SHBA-së, do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB-së

Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt SHBA më 20 shtator.