Gonxhja: Reforma territoriale duhet të fuqizojë bashkitë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja vlerësoi sot rolin e pushtetit vendor në menaxhimin e situatave lidhur me turizmin, ndërsa theksoi nevojën për forcimin e kapaciteteve të bashkive dhe përmirësimin e administrimit vendor.


Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja vlerësoi sot rolin e pushtetit vendor në menaxhimin e situatave lidhur me turizmin, ndërsa theksoi nevojën për forcimin e kapaciteteve të bashkive dhe përmirësimin e administrimit vendor.

Në një intervistë televizive, Gonxhja tha se turizmi është një sektor i gjerë dhe ndërsektorial, i cili ndikohet drejtpërdrejt nga mënyra se si funksionojnë bashkitë dhe nga niveli i menaxhimit të tyre.

“Turizmi ndikohet shumë nga bashki të forta apo bashki të paafta, bashki të mira apo bashki që nuk janë ku duhet”, u shpreh ai.

Sipas tij, ka bashki që kanë vështirësi në menaxhimin e shërbimeve, përfshirë mbledhjen e mbetjeve urbane.

“Kemi bashki që nuk janë ku duhet. Kemi bashki që kanë ngritur flamurin e bardhë. Nuk mbledhin dot mbetjet urbane në mbrëmje dhe ne jemi në luftë të përditshme me kontratat, me kontraktorët, me kontratat shtesë, me gjithë koordinimin që bëjmë me bashkitë”, tha Gonxhja.

I pyetur mbi reformën e re territoriale, Gonxhja tha nga njëra anë duhet të fuqizohen bashkitë, ndërsa nga ana tjetër duhet të përcaktohen qartë shërbimet që është më e dobishme të menaxhohen në mënyrë të përbashkët dhe ato që mund të ofrohen në mënyrë autonome nga pushteti vendor.

“Gjithçka çfarë mund të bëhet së bashku dhe është më e mirë po ta bëjmë së bashku duhet ta materializojmë. Gjithçka tjetër çfarë mund të jetë më mirë në kuptimin autonom dhe në kuptimin e fragmentarizuar, sepse mund të jetë një shërbim me vlerë, sjell vlerë të shtuar në komunitet dhe e bën atë ndryshe nga një bashki tek një bashki tjetër, duhet ta ruajmë dhe ta mbajmë”, deklaroi ai.

Sipas ministrit, anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk lidhet vetëm me përshtatjen e legjislacionit, por edhe me krijimin e një kulture të respektimit të rregullave të përbashkëta.

Në këtë drejtim, Gonxhja shprehu bindjen se anëtarësimi në Bashkimin Evropian do të krijojë mundësi të reja për Shqipërinë, përmes aksesit në tregun evropian, programeve dhe financimeve.

“Hyrja në Bashkimin Europian nuk është vetëm suksesi i një qeverie apo i një epoke, por është hapja e një ere krejt të re në mundësitë që ne do kemi”, u shpreh ministri.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…