Rama: Bilanci i qershorit tregoi se protestat ndikuan në ecurinë e sezonit turistik

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se protestat e muajve të fundit kanë pasur ndikim në ecurinë e sezonit turistik dhe në ekonominë e familjeve që jetojnë nga turizmi, duke theksuar se kjo është reflektuar në treguesit e muajit qershor.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se protestat e muajve të fundit kanë pasur ndikim në ecurinë e sezonit turistik dhe në ekonominë e familjeve që jetojnë nga turizmi, duke theksuar se kjo është reflektuar në treguesit e muajit qershor.

Në takimin me grupin parlamentar dhe kabinetin qeveritar, Rama tha se, ndryshe nga pesë muajt e parë të vitit, në qershor rritja e sektorit u ndërpre.

“Pasojat mbi sezonin turistik dhe mbi ekonominë e familjeve që jetojnë me turizmin i tregoi bilanci i fundqershorit, kur për herë të parë pas shumë vitesh, krejt në kundërtendencë me janar-majin që ishin zjarr me rritjen, rritja u ndal në shifrat e qershorit”, deklaroi Rama.

Kryeministri theksoi se nuk i konsideron protestuesit e sinqertë përgjegjës për situatën dhe se nuk ka menduar t’i etiketojë ata si të nxitur nga faktorë të jashtëm.

“Asnjëherë nuk më shkoi mendja të akuzoja protestuesit e sinqertë si bashkëpunëtorë të vrasësve të Teheranit apo kukulla të kujtdo tjetër”, u shpreh ai.

Rama tha se, sipas tij, përmes rrjeteve sociale u përhapën mesazhe dhe përmbajtje që krijuan perceptim negativ për Shqipërinë, duke shtuar se përgjigjja ndaj këtij fenomeni nuk duhet të jetë etiketimi i qytetarëve.

“As më ka shkuar dhe as më shkon në mendje që protestuesit të shpallen agjentë. Përtej rritjes së kapaciteteve të mbrojtjes teknologjike, duhet të reagojmë duke dëgjuar më herët, duke shpjeguar më qartë dhe, mbi të gjitha, me empati për njerëzit”, deklaroi Kryeministri.

Sipas Ramës, krahas forcimit të mbrojtjes teknologjike, institucionet duhet të përmirësojnë komunikimin me qytetarët për të shmangur krijimin e keqinformimit dhe perceptimeve të gabuara.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria ratifikon Konventën për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, Gogu: Pesë detyrime për shtetin

Shqipëria ratifikoi sot Konventën e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, marrëveshja e parë ndërkombëtare ligjërisht e…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria ratifikon Konventën për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, Gogu: Pesë detyrime për shtetin

Shqipëria ratifikoi sot Konventën e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, marrëveshja e parë ndërkombëtare ligjërisht e…