Rritja ekonomike e Kinës në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 dëshmon qëndrueshmëri të lartë përballë pasigurive në rritje të ekonomisë globale

Rritja ekonomike e Kinës në gjysmën e parë të vitit nënvizon kontributin e konsiderueshëm të vendit në ekonominë globale.

default

Nga Prof. Dr. Petraq Milo

Rritja ekonomike e Kinës në gjysmën e parë të vitit nënvizon kontributin e konsiderueshëm të vendit në ekonominë globale. Sipas vlerësimeve paraprake, Produkti i Brendshëm Bruto në gjysmën e parë të vitit 2026 ka shënuar një rritje reale prej 4,7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo shifër mbetet brenda objektivit vjetor të qeverisë për një zgjerim të ekonomisë prej 4,5 deri në 5 për qind në vitin 2026. Sipas të dhënave paraprake të OECD, në gjysmën e parë të vitit Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA kanë regjistruar një rritje ekonomike të moderuar, respektivisht në 0.6 përqind dhe 0.5 përqind. Vendet e tjera si Kanadaja, Japonia, Italia, Gjermania kanë patur një rritje ekonomike të ulët që varion mesatarisht nga 0,1 përqind në 0,3 përqind. Ndërsa Franca nuk regjistroi rritje në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026.

Në gjashtë mujorin e parë të vitit 2026, ekonomia kombëtare e Kinës vazhdoi të tregojë qëndrueshmëri të lartë. Kulturat e drithërave të verës shënuan një prodhim të shtuar, ndërsa blegtoria pati rritje të qëndrueshme. Prodhimi industrial shënoi rritje të shpejtë, ndërsa prodhimi i pajisjeve dhe ai i teknologjisë së lartë treguan një dinamikë pozitive rritjeje. Sektori i shërbimeve shënoi rritje të qëndrueshme dhe shërbimet moderne treguan një dinamikë të mirë zhvillimi. Tregu i konsumit vazhdoi të zgjerohej dhe shitjet me pakicë të shërbimeve shënuan rritje të shpejtë. Investimet në asete fikse pësuan rënie, ndërsa rritja e investimeve në produkte të pronësisë intelektuale u përshpejtua. Importet dhe eksportet e mallrave shënuan rritje të shpejtë dhe struktura tregtare vijoi të optimizohej. Çmimet e konsumit shënuan rritje të lehtë. Në muajin qershor, kjo shkallë ishte 5,0 për qind, pra 0,1 pikë përqindjeje më e ulët se në muajin paraardhës. Të ardhurat familjare shënuan rritje të qëndrueshme. Rritja e të ardhurave të familjeve rurale tejkaloi atë të familjeve urbane.

Produkti i Brendshëm Bruto në gjysmën e parë të vitit 2026 arriti në 69 570,4 miliardë Juanë. Sipas sektorëve, vlera e shtuar e sektorit parësor ishte 3 152,2 miliardë Juanë me një rritje në 3,7 për qind; ajo e sektorit dytësor ishte 25 047,3 miliardë Juanë me një rritje në 3,9 për qind; ndërsa ajo e sektorit tretësor ishte 41 370,9 miliardë Juanë me një rritje në 5,2 për qind. Në gjysmën e parë të vitit, vlera e shtuar e bujqësisë regjistroi një rritje prej 3,6 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Prodhimi i përgjithshëm i drithërave të verës ishte 150,75 milionë tonë, ose 1,00 milion tonë më shumë se viti i kaluar, ose një rritje prej 0,7 për qind. Në të njëjtën periudhë, prodhimi i mishit të derrit, viçit, deles dhe shpendëve arriti në 50,50 milionë tonë, duke shënuar një rritje prej 4,3 për qind.


Robotët montojnë pjesë automobilistike në linjën e prodhimit në një bazë prodhimi në Changzhou, Provinca Jiangsu, Kinë, 16 korrik 2026. /VCG

Në gjysmën e parë të vitit, vlera e përgjithshme e shtuar e ndërmarrjeve industriale u rrit me 5,4 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Për sa u përket sektorëve, vlera e shtuar e industrisë nxjerrëse u rrit me 3,6 për qind, ajo e industrisë përpunuese me 5,6 për qind, ndërsa ajo e prodhimit dhe furnizimit me energji elektrike, energji termike, gaz dhe ujë u rrit me 5,5 për qind. Vlera e shtuar e prodhimit të pajisjeve u rrit me 9,3 për qind, ndërsa ajo e prodhimit të teknologjisë së lartë u rrit me 13,3 për qind. Për sa u përket produkteve, prodhimi i pajisjeve të printimit 3D, baterive litium-jon dhe robotëve industrialë u rrit përkatësisht me 48,5 për qind, 39,3 për qind dhe 28,0 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Në gjysmën e parë të vitit, vlera e shtuar e sektorit të shërbimeve u rrit me 5,2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sektori i shërbimeve të dhënies me qira dhe shërbimeve të biznesit, ai i transmetimit të informacionit, softuerit dhe teknologjisë së informacionit, financës, si dhe ai i akomodimit dhe kateringut, shënuan rritje përkatësisht me 11,9 për qind, 10,7 për qind, 6,7 për qind dhe 5,0 për qind. Në gjysmën e parë të vitit, shitjet totale me pakicë të mallrave dhe shërbimeve u rritën me 2,7 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Shitjet me pakicë të shërbimeve u rritën me 5,3 për qind, ndërsa ato të mallrave me 1,1 për qind. Për sa u përket shitjeve me pakicë të shërbimeve, u vu re rritje e shpejtë në shërbimet e komunikimit dhe informacionit, shërbimet e konsulencës turistike dhe dhënies me qira, si dhe në shërbimet kulturore, sportive dhe të kohës së lirë. Në gjysmën e parë të vitit, shitjet totale me pakicë të mallrave të konsumit arritën në 24 872,2 miliardë Juanë, duke shënuar një rritje prej 1,3 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Sipas zonave, shitjet me pakicë të mallrave të konsumit në zonat urbane arritën në 21 550,6 miliardë Juanë me rritje prej 1,2 për qind, ndërsa në zonat rurale ato ishin 3 321,6 miliardë Juanë me një rritje prej 2,5 për qind.


Një punëtor duke punuar në një linjë montimi robotësh industrialë në një fabrikë në Foshan, Provinca Guangdong e Kinës jugore, 17 mars 2026. /VCG

Në gjysmën e parë të vitit, investimet në asete fikse, pa përfshirë ekonomitë familjare rurale, arritën në 22 637,0 miliardë Juanë, duke shënuar një rënie prej 5,7 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Konkretisht, investimet në produkte të pronësisë intelektuale u rritën me 9,4 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Investimet në infrastrukturë ranë me 2,4 për qind, ato në prodhimin industrial me 1,2 për qind, ndërsa investimet në zhvillimin e pasurive të paluajtshme pësuan një rënie prej 18,0 për qind. Sipas sektorëve, investimet në sektorin parësor u rritën me 0,9 për qind krahasuar me një vit më parë, ndërsa ato në sektorin dytësor dhe atë tretësor shënuan rënie përkatësisht me 1,1 për qind dhe 8,4 për qind. Investimet private ranë me 8,5 për qind në baza vjetore. Investimet në industritë e teknologjisë së lartë u rritën me 4,6 për qind krahasuar me një vit më parë. Brenda këtij sektori investimet në prodhimin e mjeteve dhe pajisjeve të hapësirës ajrore, prodhimin e kompjuterëve dhe pajisjeve të zyrës, si dhe në shërbimet e informacionit, shënuan rritje përkatësisht me 23,3 për qind, 8,1 për qind dhe 15,5 për qind.

Në gjysmën e parë të vitit, vlera totale e importeve dhe eksporteve të mallrave arriti në 25 468,6 miliardë Juanë, duke shënuar një rritje prej 16,9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vlera totale e eksporteve ishte 14 731,4 miliardë Juanë me një rritje në 13,4 për qind, ndërsa vlera totale e importeve ishte 10 737,2 miliardë Juanë me një rritje në 22,1 për qind. Shkëmbimet tregtare me vendet partnere të nismës “Një brez, një rrugë” u rritën me 14,8 për qind. Importet dhe eksportet e ndërmarrjeve private u rritën me 17,0 për qind, duke zënë 57,0 për qind të vlerës totale të shkëmbimeve tregtare. Eksportet e produkteve mekanike dhe elektrike u rritën me 20,1 për qind, duke përbërë 63,5 për qind të vlerës totale të importeve dhe eksporteve.


Turma njerëzish të zhurmshëm shihen në një lagje tregtare në Suzhou, Provinca Jiangsu, Kinë, 4 maj 2026. /VCG

Në gjysmën e parë të vitit, indeksi i çmimeve të konsumit u rrit me 1,0 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas kategorive të mallrave, çmimet për ushqimet, duhanin, alkoolin ranë me 0,2 për qind; veshjet u rritën me 1,6 për qind; banesat shënuan rënie me 0,2 për qind; artikujt dhe shërbimet e përdorimit të përditshëm u rritën me 1,9 për qind; transporti dhe komunikimi u rritën me 1,8 për qind; arsimi, kultura dhe argëtimi u rritën me 1,2 për qind; shërbimet mjekësore dhe kujdesi shëndetësor u rritën me 2,0 për qind; dhe artikujt e shërbimet e tjera u rritën me 11,6 për qind. Punësimi mbeti përgjithësisht i qëndrueshëm dhe shkalla e papunësisë së anketuar në zonat urbane shënoi rënie. Në gjysmën e parë të vitit, shkalla mesatare e papunësisë së anketuar në zonat urbane ishte 5,2 për qind. Në muajin qershor, kjo shkallë ishte 5,0 për qind, pra 0,1 pikë përqindjeje më e ulët se në muajin paraardhës. Në fund të tremujorit të dytë, numri i punëtorëve migrantë nga zonat rurale arriti në 192,27 milionë, duke shënuar një rritje prej 0,5 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Në gjysmën e parë të vitit, të ardhurat e disponueshme për frymë të familjeve në nivel kombëtar arritën në 22,981 Juanë, duke shënuar një rritje nominale prej 5.2 për qind krahasuar me vitin e kaluar ose një rritja reale në 4.2 për qind. Për sa i përket vendbanimit, të ardhurat e disponueshme për frymë të familjeve urbane arritën në 30,126 Juanë me një rritje nominale 4.4 për qind, ose një rritje reale në 3.4 për qind. Të ardhurat e disponueshme të familjeve rurale arritën në 12,699 Juanë me një rritje nominale 6.4 për qind ose një rritje reale 5.5 për qind. Në gjysmën e parë të vitit, raporti i të ardhurave të disponueshme për frymë midis zonave urbane dhe atyre rurale arriti në nivelin 2.37, duke shënuar një ngushtim prej 0.05 përqind krahasuar me vitin e kaluar.

Kina është në rrugën e duhur për të arritur objektivin e saj vjetor të rritjes ekonomike. Përparimet e mëtejshme në inovacionin teknologjik dhe prodhimin e nivelit të lartë do ta ndihmojnë vendin të shfrytëzojë më mirë potencialin ekonomik dhe të konsolidojë trajektoren e zhvillimit me cilësi të lartë. Në një kohë kur ekonomia globale përballet me pasiguri të shumta, angazhimi i palëkundur i Kinës për zhvillimin afatgjatë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar do të vazhdojë të japë një kontribut domethënës në stabilitetin ekonomik global dhe prosperitetin e përbashkët.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Aparate digjitale në Poliklinikën e Specialiteteve Elbasan, rritje e cilësisë së diagnostikimit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njofton se aparatura e re mundëson realizimin e imazheve me rezolucion të lartë, diagnostikim…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Aparate digjitale në Poliklinikën e Specialiteteve Elbasan, rritje e cilësisë së diagnostikimit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njofton se aparatura e re mundëson realizimin e imazheve me rezolucion të lartë, diagnostikim…