Rama: Zhvillimi i Thethit me projekte cilësore, legalizuam objektet ekzistuese

Kryeministri Edi Rama siguroi sot banorët e Thethit se kjo zonë do të zhvillohet me projekte cilësore, ndërkohë që janë legalizuar të gjitha ndërtimet ekzistuese.


Kryeministri Edi Rama siguroi sot banorët e Thethit se kjo zonë do të zhvillohet me projekte cilësore, ndërkohë që janë legalizuar të gjitha ndërtimet ekzistuese.

Në një bashkëbisedim me banorët e Thethit mbi Paketën e Maleve, kryeministri Rama sqaroi edhe situatën e disa muajve më parë të prishjeve të ndërtimeve pa leje në Theth.

“Ajo që ndodhi, dhe ju e dini shumë mirë, ishte që mbas vizitës time shpërtheu ndërtimtaria e paligjshme këtu. A thua se u mor leja me idenë që meqë do legalizohen, hajde po futem”, tha Rama.

Sipas tij, u godit zemra e Thethit, kartolina botërore e Thethit.

“Po të shkruash në Google për Thethin, pamja e parë që del është kisha me lëndinën e gjelbër. Lëndina e gjelbër u zaptua, u vendosën me shpejtësi disa shtëpi druri, u rrethua, u shtrua me zhavor dhe u kthye në një plagë mu në mes të Thethit. Si mund t’i lejonim ne këto? Si mund ta lejonim ne që mbasi erdhëm këtu për të kremtuar gjithë heroizmin real ai që keni bërë ju deri kur ne filluam t’ju vijmë në ndihmë, të ndodhnin këto”, tha Rama.

Kryeministri kujtoi se Thethi në qeverisjen e mëparshme nuk kishte rrugë, drita dhe komunikim për muaj të tërë. “Kush rrinte këtu në dimër nuk kishte shans as të dilte as të priste”, shtoi Rama.

Ai i cilësoi të gjithë ata që ndërtuan dhe nuk e braktisën vendin kur në Theth nuk kishte asgjë, si pionerët e zhvillimit të Thethit.

Rama siguroi se tani do të çohet në një nivel tjetër zhvillimi me projekte cilësore, siç po bëhet aktualisht me 11 aplikantët e Paketës së Maleve.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria ratifikon Konventën për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, Gogu: Pesë detyrime për shtetin

Shqipëria ratifikoi sot Konventën e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, marrëveshja e parë ndërkombëtare ligjërisht e…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria ratifikon Konventën për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, Gogu: Pesë detyrime për shtetin

Shqipëria ratifikoi sot Konventën e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, marrëveshja e parë ndërkombëtare ligjërisht e…