Ibrahimaj: Programi kombëtar synon të rrisë konkurrueshmërinë e biznesit për tregun unik europian

Në Tiranë u prezantua sot programi kombëtar për përgatitjen e biznesit për Integrimin në Bashkimin Europian, një nismë që synon të mbështesë sipërmarrjet shqiptare në përgatitjen për hyrjen në tregun unik europian.


Në Tiranë u prezantua sot programi kombëtar për përgatitjen e biznesit për Integrimin në Bashkimin Europian, një nismë që synon të mbështesë sipërmarrjet shqiptare në përgatitjen për hyrjen në tregun unik europian.

Në aktivitetin e zhvilluar me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi se në kuadër të procesit të integrimit europian po ndërmerren reforma të shumta për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësimi.

Sipas saj, një nga shtyllat kryesore të procesit të integrimit është ekonomia dhe përgatitja e biznesit shqiptar për t’u bërë pjesë e tregut unik europian.

“Tregu europian ka rreth 450 milionë konsumatorë dhe një konkurrencë të lartë. Qëllimi ynë është të maksimizojmë përfitimet nga hyrja në këtë treg dhe të minimizojmë kostot për bizneset shqiptare, duke i ndihmuar të përmbushin standardet europiane”, u shpreh Ibrahimaj.

Ministrja nënvizoi se programi vendos biznesin në qendër të transformimit ekonomik dhe mbështetet në katër shtylla kryesore: vlerësimin e gatishmërisë së biznesit, informimin dhe ndërgjegjësimin, zhvillimin e aftësive përmes trajnimeve, si dhe rritjen e konkurrueshmërisë përmes mbështetjes financiare, automatizimit, certifikimeve dhe transformimit dixhital e të gjelbër.

Ibrahimaj bëri të ditur se paralelisht qeveria po vijon reformat për përmirësimin e klimës së biznesit. Ajo tha se në katër vitet e fundit janë financuar me 16.5 milionë euro startup-et, ndërsa këtë vit fondi i garancisë për kreditimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është rritur në 250 milionë euro, me synim lehtësimin e aksesit në financim dhe rritjen e konkurrueshmërisë.

Gjithashtu, sipas saj, janë ndërmarrë investime në arsimin profesional dhe janë hartuar strategji të reja për zhvillimin e eksporteve dhe të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Ministrja theksoi se objektivi i programit është të arrijë 48 mijë ndërmarrje gjatë këtij viti, të krijojë një rrjet ekspertësh dhe një platformë unike dixhitale që do të përfshijë programet e trajnimit dhe certifikimit për bizneset.

Ajo bëri të ditur se nga muaji tetor do të nisë një fushatë informimi në terren, ku institucionet do të kontaktojnë drejtpërdrejt bizneset për t’i orientuar mbi kërkesat dhe mundësitë që ofron procesi i integrimit në Bashkimin Europian.

Burimi ATSH

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…