Berati, 550 mijë vizitorë në gjashtë muaj

Berati po konsolidon gjithnjë e më shumë pozicionin e tij si një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në vend, duke regjistruar shifra rekord vizitorësh edhe gjatë këtij viti.


Berati po konsolidon gjithnjë e më shumë pozicionin e tij si një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në vend, duke regjistruar shifra rekord vizitorësh edhe gjatë këtij viti.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Ceca tha sot se “gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, qyteti ynë ka mirëpritur rreth 550 mijë vizitorë, duke shënuar një rritje prej 22.04% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025”.

Sipas tij, kjo rritje është dëshmi e interesit në rritje për Beratin, ku historia, kultura dhe mikpritja vazhdojnë të jenë faktorët kryesorë që tërheqin turistë nga e gjithë bota.

“Një rekord që flet qartë për rritjen e interesit ndaj Beratit, qytetit të një mbi një dritareve, ku historia, mikpritja dhe investimet e vazhdueshme po e bëjnë çdo vit e më tërheqës për vizitorët nga e gjithë bota,” thekson Ceca në një postim në rrjetet sociale.

Ceca u shpreh se “2026-a po thyen rekordet e 2025-ës dhe Berati vazhdon të konfirmohet si një nga destinacionet më të preferuara turistike në Shqipëri”.

Fluksi i lartë i turistëve është reflektuar si në zonën historike të Mangalemit dhe Kalasë së Beratit, ashtu edhe në qendrën muzeore dhe pikat e tjera të trashëgimisë kulturore, të cilat mbeten ndër më të vizituarat gjatë gjithë vitit.

Trendi pozitiv pritet të vijojë edhe në muajt në vijim, duke e konfirmuar Beratin si një nga destinacionet më të preferuara turistike në Shqipëri dhe një pikë të rëndësishme të turizmit kulturor në rajon.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Fluturime direkte Luksemburg-Tiranë, Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha njoftoi sot vendosjen e fluturimeve direkte midis Luksemburgut dhe Tiranës përmes…

Global 360

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Fluturime direkte Luksemburg-Tiranë, Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha njoftoi sot vendosjen e fluturimeve direkte midis Luksemburgut dhe Tiranës përmes…