Malaj: 22,5 milionë euro për nënstacionin e ri të OSHEE në Tiranë

Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot në Kuvend se ratifikimi i Marrëveshjes së Garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të mundësojë financimin e një projekti strategjik për ndërtimin e nënstacionit të ri 110/20 kV të OSHEE Group në qendër të Tiranës, me synim forcimin e sigurisë energjetike dhe modernizimin e rrjetit të shpërndarjes.

Gjatë prezantimit të projektligjit, Malaj tha se investimi është pjesë e vizionit të qeverisë për ndërtimin e një sistemi energjetik modern, inteligjent dhe të qëndrueshëm.

“Përmes zbatimit të këtij projekti, rrisim sigurinë e furnizimit me energji, përmirësojmë cilësinë e rrjetit dhe përgatisim sistemin për sfidat e dekadës së ardhshme. Nënstacioni do të jetë plotësisht i digjitalizuar dhe nëntokësor, duke rritur eficiencën operacionale, reduktuar humbjet teknike dhe krijuar kapacitetet e nevojshme për integrimin e burimeve të reja të energjisë së rinovueshme”, u shpreh ministri.

Malaj vlerësoi progresin e sektorit energjetik në vitet e fundit, duke theksuar se humbjet në rrjet janë ulur nga rreth 45% në vitin 2013 në 16,9% në vitin 2025, falë reformave dhe investimeve në transmetim e shpërndarje, si dhe zgjerimit të kapaciteteve të energjisë diellore dhe të erës.

Sipas ministrit, marrëveshja parashikon një hua prej 22,5 milionë eurosh, me afat ripagimi 10-vjeçar dhe normë interesi të ndryshueshme, bazuar në Euribor 6-mujor plus një marzh prej 1%.

“Garancia shtetërore nuk përfaqëson një shpenzim buxhetor. Ajo shërben për të mundësuar financimin e një investimi strategjik me kosto më të ulët, duke i dhënë OSHEE-së akses në kushte financimi që nuk do të ishin të mundshme në tregun komercial”, theksoi Malaj.

Në përfundim, ai u shpreh se projekti do të garantojë furnizim më të sigurt me energji për Tiranën, do të rrisë fleksibilitetin e rrjetit, do të mbështesë integrimin e energjisë së rinovueshme dhe do ta afrojë më tej sistemin energjetik shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian.

Burimi ATSH

Pirdeni prezanton ndryshimet ligjore: Mbyllim kapitullin e reformës së administratës publike

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni prezantoi sot në Kuvend ndryshimet dhe shtesat në ligjin “Për…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia