I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do ta bëjë nxehtësinë të ndihet deri në 46 gradë Celsius.


Miliona amerikanë po përballen me temperatura përvëluese, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë pjesën qendrore dhe lindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do ta bëjë nxehtësinë të ndihet deri në 46 gradë Celsius.

Meteorologët paralajmërojnë se temperaturat rekord priten të zgjasin deri pas festimeve të 4 korrikut, kur SHBA-ja shënon 250-vjetorin e pavarësisë.

Mbi 60 milionë banorë ndodhen aktualisht nën paralajmërime për temperatura ekstreme.

Autoritetet shëndetësore u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin në diell, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të njohin shenjat e goditjes nga të nxehtit, e cila mund të jetë kërcënuese për jetën.

Në Çikago janë hapur qendra të posaçme freskimi dhe po kryhen kontrolle për të moshuarit dhe grupet më të rrezikuara.

Ndërkohë, në Nju Jork autoritetet kanë vendosur pika të lëvizshme për shpërndarjen e ujit, stacione freskimi me ventilatorë dhe peshqirë të ftohtë.

Edhe Uashingtoni pritet të përjetojë temperatura rreth 38 gradë Celsius nga e enjtja deri të shtunën, pikërisht gjatë festimeve të Ditës së Pavarësisë.

Vala e të nxehtit po ndikon edhe në zhvillimin e ndeshjeve të Kupës së Botës, që po organizohet nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Meksika.

Disa takime janë planifikuar në kushte të vështira klimatike, ndërsa tashmë janë raportuar vonesa për shkak të motit dhe dhjetëra tifozë kanë marrë ndihmë mjekësore për probleme të shkaktuara nga temperaturat e larta.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria ratifikon Konventën për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, Gogu: Pesë detyrime për shtetin

Shqipëria ratifikoi sot Konventën e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, marrëveshja e parë ndërkombëtare ligjërisht e…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria ratifikon Konventën për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, Gogu: Pesë detyrime për shtetin

Shqipëria ratifikoi sot Konventën e Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, marrëveshja e parë ndërkombëtare ligjërisht e…