Ibrahimaj: Projekti në Zvërnec po hartohet nga arkitektë e ekspertë mjedisorë, ndikim në investimet e huaja

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se ende nuk ka një projekt të dorëzuar të finalizuar për zonën e Zvërnecit.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se ende nuk ka një projekt të dorëzuar të finalizuar për zonën e Zvërnecit.

E pyetur në një konferencë për mediet, ministrja sqaroi se aktualisht po punohet nga një grup arkitektësh, ekspertësh mjedisorë dhe specialistësh të peizazhit, me synim hartimin e një projekti që do të përmbushë standardet e Bashkimit Evropian në aspektin mjedisor, duke mundësuar njëkohësisht realizimin e një investimi të rëndësishëm në sektorin e turizmit.

Ajo theksoi se projekti fillestar i paraqitur më herët, i cili nuk është miratuar për shkak të mosplotësimit të standardeve, ka pasur një vlerë të parashikuar prej rreth 4 miliardë euro.

“Në një ekonomi me PBB rreth 27 miliardë euro, një investim i tillë përbën një peshë shumë të madhe dhe një nxitje të rëndësishme për ekonominë vendase”, u shpreh Ibrahimaj.

Sipas saj, zhvillimi i projektit të turizmit parashikon disa faza, ku në fazën e parë pritet një angazhim i konsiderueshëm i punësimit në vend, kryesisht në sektorin e ndërtimit, ndërsa në vijim efektet do të reflektohen në rritjen e eksporteve të shërbimeve turistike.

Ministrja theksoi gjithashtu se, sipas analizave ekonomike, shpenzimet e turistëve në Shqipëri kanë një efekt shumëfishues, ku çdo 1 lek i shpenzuar gjeneron rreth 1,8 lekë shtesë në ekonomi, përmes sektorëve të lidhur si transporti, shërbimet dhe prodhimi ushqimor.

Ajo nënvizoi se investime të tilla mund të ndikojnë pozitivisht edhe në tërheqjen e investimeve të huaja direkte në të ardhmen, jo vetëm në sektorin e turizmit, por edhe në fusha të tjera të ekonomisë.

Sipas Ibrahimajt, vitet e fundit investimet e huaja direkte në Shqipëri kanë shënuar rritje të ndikuara nga rritja e fluksit turistik dhe rritja e ekspozimit ndërkombëtar të vendit.

Ministrja shtoi se projektet e këtij standardi janë të rëndësishme pasi vendosin një nivel të ri në shërbimet turistike dhe kontribuojnë në përmirësimin e ofertës ekzistuese, duke tërhequr operatorë ndërkombëtarë të nivelit të lartë në sektor.

Burimi ATSH

Shqipëria dhe OKB nënshkruajnë Kornizën e Bashkëpunimit 2027–2031 për zhvillim të qëndrueshëm

Korniza u nënshkrua nga Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, në emër të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, dhe Koordinatorja e…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe OKB nënshkruajnë Kornizën e Bashkëpunimit 2027–2031 për zhvillim të qëndrueshëm

Korniza u nënshkrua nga Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, në emër të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, dhe Koordinatorja e…