Qeveria miraton dy projektligje për përafrimin me legjislacionin e BE-së

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit bëri të ditur sot, se Qeveria miratoi dy projektligje në kuadër të procesit të integrimit evropian, të cilat synojnë rritjen e transparencës në tregjet financiare dhe përmirësimin e marrëdhënieve tregtare.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit bëri të ditur sot, se Qeveria miratoi dy projektligje në kuadër të procesit të integrimit evropian, të cilat synojnë rritjen e transparencës në tregjet financiare dhe përmirësimin e marrëdhënieve tregtare.

Ministrja Ibrahimaj, informoi se aktet e miratuara janë pjesë e kapitujve të negociatave që mbulon ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit dhe lidhen me zhvillimin ekonomik të vendit.

“Dy projektligjet e miratuara janë pjesë e kapitujve që mbulon Ministria e Ekonomisë Inovacionit dhe kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit, duke i dhënë më shumë transparencë proceseve të biznesit”, tha Ibrahimaj.

Sipas saj, projektligji i parë ka të bëjë me transparencën e emetuesve të titujve, një fushë që mbikëqyret nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

“Projektligji është 100% i përafruar me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Ai përmirëson funksionimin e tregjeve të kapitalit, të cilat janë shumë të rëndësishme për krijimin e një klime më të mirë biznesi, si dhe rrit transparencën për emetimin e titujve, duke vendosur detyrime shtesë për publikimin e raporteve nga emetuesit”, u shpreh ministrja.

Ibrahimaj tha se Qeveria miratoi edhe një tjetër projektligj për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore tregtare, i cili është gjithashtu i përafruar me direktivat e Bashkimit Evropian.

“Ky projektligj rregullon marrëdhëniet ndërmjet tregtarëve dhe synon të garantojë më shumë drejtësi në pagesat ndërmjet tyre, duke përcaktuar rregulla më të qarta për afatet e përmbushjes së detyrimeve kontraktore”, tha Ibrahimaj.

Burimi ATSH

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu me studentët e “Marin Barletit”: Suksesi matet edhe me gjurmën që lini

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, mori pjesë në ceremoninë me studentët e Universitetit “Marin Barleti”, në një…