Protestat, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Dorëhiqu në 2030-ën

Kryeministri Edi Rama reagoi sot sërish për protestat që vijojnë prej gati një muaji.


Kryeministri Edi Rama reagoi sot sërish për protestat që vijojnë prej gati një muaji.

Kryeministri ka postuar në rrjetet sociale mesazhin e një qytetari i cili i kërkon të dorëhiqet, por jo për të njëjtat arsye që protestuesit paraqesin prej 26 ditësh para kryeministrisë.

Qytetari i shkruan se “qeverisjen e mundon më së shumti fodullëku dhe shkenca e gjithologjisë.”

Më tej, në kërkesat e tij, ai i thotë “të dorëhiqet” duke renditur si arsye ato që kryeministri Rama shpesh i paraqet si arritje: shifrat e turizmit, rritja e pagave, hapja e negociatave, investimet e ndryshme, rritja e nivelit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare etj.

“Mirëmëngjes dhe me kërkesën e mëposhtme për dorëheqje nga një numër i panjohur, të cilën e mirëkuptoj plotësisht duke e pranuar përulësisht, ju uroj një ditë të qetë”, shkruan Rama.

Manifesti i (s)dorëheqjes

Është ndoshta fjala më e konsumuar në lëmin virtual, ndaj po ta risjell edhe unë si ‘Millennials’ me shpresën që “Gen Z” nuk do më denigrojë me komente.

Para se të vijoj po ju them, (me lehtësinë e një barre që nuk e kam mbi supe, bashkë me +800K vota) se qeverisjen e mundon më së shumti fodullëku dhe shkenca e gjithologjisë, por kjo meriton një hapësirë më të zgjeruar filozofike për diskutim.

Tani lexomë (nëse mundeni dhe natyrisht nëse doni).

Dorëhiqu për transformimet e zonave urbane dhe rurale.

Dorëhiqu për aeroportet!

Dorëhiqu për turizmin që shënon shifra rekord!

Dorëhiqu për negociatat që u hapën!

Dorëhiqu për konferencën e tetë ndërqeveritare.

Dorëhiqu për kthimin në shina të ekonomisë!

Dorëhiqu që sot keni rritur pagat në thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë.

Dorëhiqu sepse sot protestohet paqësisht dhe në dritaren tënde nuk ka snajper!

Dorëhiqu për transformimet në arsimin, shëndetësi, infrastrukturë dhe jo vetëm.

Realiteti është bezdisës për ata që jetojnë me nostalgjinë e krizës së përhershme.

Dorëhiqu, sepse e ktheve Shqipërinë në një vend që sot respektohet ndërkombëtarisht.

Ose mendoje kështu: Dorëhiqu… në 2030!

Nuk do të na duhesh atëherë, por do të kujtojmë me siguri.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-ve: Partneritet i pazëvendësueshëm

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt,…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-ve: Partneritet i pazëvendësueshëm

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt,…