
Kompanitë ndërkombëtare: Të bëhemi partnerë të risive të Kinës
Ditët e fundit, më shumë se 300 përfaqësues nga ndërmarrjet ndërkombëtare morën pjesë në Samitin e 7-të të Kompanive Ndërkombëtare të Qingdaos (QMS) për të kapur mundësinë biznesi në Kinë rreth Planit të 15-të Pesëvjeçar.

Ditët e fundit, më shumë se 300 përfaqësues nga ndërmarrjet ndërkombëtare morën pjesë në Samitin e 7-të të Kompanive Ndërkombëtare të Qingdaos (QMS) për të kapur mundësinë biznesi në Kinë rreth Planit të 15-të Pesëvjeçar. Gjatë diskutimeve, fjala që përmendej më shumë ishte “bashkëkrijim”, një term që pasqyron saktësisht evolucionin e thellë në marrëdhënien midis korporatave të huaja dhe tregut kinez.
Geng Ming është president i degës së Alstom-it në Kinë. Ai tha: “Nuk mjafton më thjesht të prezantojmë dhe aplikojmë teknologjinë në Kinë. Në rrethanat aktuale, duhet të angazhohemi në bashkëkrijim (inovativ) me partnerët vendas, duke mbajtur aplikimet e këtyre risive në Kinë dhe zgjeruar tregjet globale”.
Cao Yang, zv.president i Banker Hughes dhe presidenti i kësaj kompanie amerikane në Kinë. Sipas tij, fillimisht, kompania e trajtonte Kinën në tërësi si një treg për shitje. “Megjithatë, me kalimin e kohës, pamë rritjen e shpejtë të aftësive prodhuese të partnerëve tanë kinezë. Tani, synojmë të punojmë së bashku me ta për të prezantuar produktet dhe teknologjitë këtu në tregjet ndërkombëtare”, shtoi ai në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës.

Foto nga CMG
Yang Lan, drejtore e lartë e çështjeve publike të Herbalife-it në Kinë tha: “Kur mbërritëm për herë të parë në Kinë, po kërkonim mundësi tregu, duke njohur potencialin e madh të rritjes së vendit. Gjatë gjithë këtij procesi zhvillimi, kemi parë gjithashtu ekosistemin industrial të Kinës të piqet ndjeshëm. Produktet që studiuam dhe zhvilluam në Kinë tani eksportohen në Azinë Juglindore dhe tregje të tjera. Jemi shumë optimistë për Kinën dhe e kemi pozicionuar atë si një qendër për risitnë tona globale”.
Për sa i përket strategjisë së zhvillimit të kompanive, “Plani i 15-të Pesëvjeçar” shërben si një udhërrëfyes për investitorët e huaj që kërkojnë të thellojnë praninë e tyre në tregun kinez.
Denis Depoux është drejtor i menaxhimit global i komitetit të Roland Bergerit. Ai besoi se “Plani i 15-të Pesëvjeçar” është me rëndësi të madhe. “Kina synon të modernizojë dhe përmirësojë industritë tradicionale dhe të çlirojë plotësisht potencialin e rritjes në sektorët, duke përfshirë kujdesin shëndetësor, inteligjencën artificiale dhe automjetet me energji të re”, tha ai.
Për këtë, Geng Ming i Alstomit shtoi se kompania është evoluar nga pjesëmarrëse e thjeshtë në ndërtimin e sistemit transporti me shinat të Kinës, në një pjesë integrale e rritjes dhe progresit të saj.
Zv.president i Revvity-t dhe menaxheri i përgjithshëm i kësaj kompanie në Kinë vuri në dukje se “Plani i 15-të Pesëvjeçar” ofron mbështetje të qartë politike dhe industriale për zhvillimin dhe inovacionin e mëtejshëm të sektorit biofarmaceutik. “Gjatë zbatimit të ‘Planit të 15-të Pesëvjeçar’, Revvity ka një pozicionim të qartë strategjik: të bëhet partner në udhëtimin e inovacionit të Kinës”, tha ai.
Për të parë videon e plotë klikoni këtë link të CGTN



















