Forcohen mekanizmat qeverisës për zhvillim të balancuar të territorit

Komiteti Kombëtar për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin zhvilloi sot mbledhjen e parë.


Komiteti Kombëtar për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin zhvilloi sot mbledhjen e parë.

Në këtë mbledhje morën pjesë zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla.

Zv/kryeministrja Koçiu në një postim në rrjetet sociale tha se “Shqipëria hap një kapitull të ri drejt një modeli më të qëndrueshëm dhe më të balancuar për të gjithë territorin. Përmes një qasjeje të re, një planifikimi më efikas dhe investimeve të orientuara sipas nevojave dhe potencialeve të çdo zone, synojmë t’u përgjigjemi më mirë dinamikave ekonomike, sociale dhe urbane të vendit”.

Sipas saj, ky proces do të forcojë kohezionin ekonomik e social, do të zvogëlojë pabarazitë mes rajoneve dhe do të krijojë më shumë mundësi për qytetarët.

“Në këtë mënyrë, integrimi europian nuk mbetet vetëm një objektiv politik, por shndërrohet në një standard konkret mirëqenieje dhe zhvillimi, të prekshëm në çdo rajon të Shqipërisë”, tha Koçiu.

Ndërsa ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja theksoi se “Shqipëria po hedh një hap të rëndësishëm drejt forcimit të mekanizmave të qeverisjes për zhvillimin e balancuar territorial. Si organi më i lartë vendimmarrës në këtë fushë, KKZHRK do të luajë një rol kyç në orientimin e investimeve dhe politikave zhvillimore, duke siguruar një koordinim më të fortë ndërinstitucional dhe një qasje më efektive në shfrytëzimin e potencialeve ekonomike, turistike, kulturore dhe sociale të çdo rajoni të vendit”.
“Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit mbetet e angazhuar për të kontribuar në këtë proces përmes politikave dhe programeve që mbështesin turizmin, kulturën dhe sportin, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe mirëqenies së qytetarëve”, tha Gonxhja.

Ministri Salla theksoi se “përmes KKZHRK synojmë orientimin më efektiv të investimeve dhe politikave zhvillimore, në mënyrë që çdo rajon të zhvillohet sipas potencialeve dhe nevojave të tij”.

“Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural mbetet e angazhuar të kontribuojë në këtë proces përmes politikave që mbështesin zhvillimin rural, forcimin e ekonomisë lokale dhe krijimin e më shumë mundësive për qytetarët në çdo cep të vendit”, tha Salla.

Marrë nga ATSH

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me ministrin e Ekonomisë dhe Digjitalizimit në Rumani: Angazhim për rritjen e shkëmbimeve tregtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua në Bukuresht me Daniel-Cătălin Zamfir, ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit,…