Demonstrime për mbrojtjen biologjike të bimëve në Lushnjë
Në Ditën Fushore të organizuar në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) në Lushnjë, ku mori pjesë ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla dhe kryetarja e bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, u prezantuan praktika dhe teknologji të reja në shërbim të zhvillimit të bujqësisë së qëndrueshme.

Ministri Salla u njoh nga afër me demonstrime nga fermerët mbi mbrojtjen biologjike të bimëve, kultivimin e varieteteve të reja të perimeve, përdorimin e plehërimit organik, si dhe rëndësinë e ruajtjes së resurseve gjenetike bujqësore.
Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnjë mbetet një nga institucionet më të rëndësishme për transferimin e njohurive shkencore dhe teknologjive bashkëkohore te fermerët, duke ofruar zgjidhje konkrete për rritjen e produktivitetit, përmirësimin e cilësisë së prodhimit dhe forcimin e qëndrueshmërisë së sektorit bujqësor.
Aktivitete të tilla shërbejnë si ura lidhëse mes kërkimit shkencor dhe praktikës në terren, duke kontribuar në modernizimin e bujqësisë shqiptare dhe në mbështetjen e fermerëve me inovacionet më të fundit të sektorit.
Burimi ATSH