Pr.ligji për dhënie amnistie, Gogu: 380 persona lirohen menjëherë, 900 përfitojnë ulje dënimi

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu prezantoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike projektligjin “Për dhënie amnistie”.


Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu prezantoi sot në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike projektligjin “Për dhënie amnistie”.

Gjatë fjalës së tij, ministri theksoi se “380 persona fitojnë lirim të menjëhershëm nga ky projektligj”, ndërkohë që “900 persona përfitojnë ulje të dënimit”.

Gogu bëri të ditur se asnjë person i dënuar për korrupsion krim të organizuar dhe çështje që janë të kompetencë të SPAK dhe GJKKO nuk përfitojnë nga kjo amnisti.

“Askush që është në juridiksionin e SPAK dhe GJKKO nuk përfiton nga kjo amnisti”, tha ai.

Sipas ministrit, ky ligj nuk shuan asnjë të drejtë civile të viktimës.

“Amnistia prek marrëdhënies mes shtetit dhe autorit të veprës penale. E drejta e viktimës për dëmshpërblim mbetet e plotë dhe e pacenuar”, tha ai.

Ministri tha se projektligji vepron në tre drejtime kryesore.

“E para, amnistia nga vuajtja e dënimit, pra ata që sot janë të dënuar amnistohen sipas kritereve: Të gjithë burrat që janë dënuar deri në tre vjet ose u kanë mbetur për të vuajtur më pak se tre vjet lirohen menjëherë. Të gjitha gratë të cilat janë dënuar deri në 4 vjet ose u kanë mbetur më pak se katër vite dënim lirohen menjëherë. Gjithashtu të gjithë burrat 60 vjeç e sipër dhe të gjitha gratë 50 vjeç e sipër lirohen menjëherë. Për të ardhur tek të miturit, që në momentin autor të kryerje së krimit kanë qenë më pak se 18 vjeç, lirohen menjëherë”, tha ai.

Kriteri i dytë, tha Gogu, ka të bëjë me uljen e dënimit.

“Të gjithë të dënuarit e tjerë marrin një vit ulje ndërkohë që gratë dhe të miturit një vit e gjysmë”, tha ai.

E treta, shtoi Gogu, është amnistia nga ndjekja penale.

“Pushohet procedimi për vepra të cilat dënohen deri në 3 vjet burgim me përjashtimet e parashikuara nga ky ligj”, tha ai.

Sa i përket përjashtimeve, ministri tha se asnjë nga përfituesit nuk mund të ketë kryer vepra të rënda.

“Lista e përjashtimeve është e gjatë dhe qëllimshme. Përjashtohen të gjitha vrasjet në rrethana cilësuese, të gjitha krimet seksuale, trafikimi, terrorizmi, korrupsioni dhe krimi i organizuar, veprat zgjedhore, pastrimi i parave dhe çdo subjekt dhe vepër që është në juridiksionin e SPAK dhe GJKKO”, tha ai.

Sipas Gogut, amnistia penale “është një instrument evropian pasi njihet në të gjitha demokracitë e konsoliduara dhe vende të BE-së dhe standardi evropian nuk është ndalimi i amnistisë, por që amnistia të mos tolerojë, korrupsioni, krimin e organizuar, krimet e rënda dhe ky standard është në zemër të këtij projektligji”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ekspertizë akademike në hartimin e politikave, Ministria e Bujqësisë marrëveshje me Universitetin e Elbasanit

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla dhe rektorja e Univeristetit të Elbasanit, Prof.Dr. Elvora…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ekspertizë akademike në hartimin e politikave, Ministria e Bujqësisë marrëveshje me Universitetin e Elbasanit

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla dhe rektorja e Univeristetit të Elbasanit, Prof.Dr. Elvora…