Rama për protestuesit në Zvërnec: Mos trembni flamingot me makinat dhe mbeturinat tuaja

Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me debatet për projektin turistik në Zvërnec, duke ironizuar kundërshtarët e investimit dhe duke i ftuar të tregojnë më shumë kujdes ndaj mjedisit gjatë vizitave të tyre në zonë.


Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me debatet për projektin turistik në Zvërnec, duke ironizuar kundërshtarët e investimit dhe duke i ftuar të tregojnë më shumë kujdes ndaj mjedisit gjatë vizitave të tyre në zonë.

Rama u bëri thirrje atyre që shkojnë në Zvërnec për të mbrojtur flamingot, të mos futen me automjete në plazh, pasi sipas tij kjo shqetëson habitatin natyror të shpendëve.

Kryeministri kritikoi gjithashtu ndotjen e zonës nga vizitorët, duke pretenduar se pas protestës së zhvilluar një ditë më parë në terren kishin mbetur kanoçe birre dhe mbetje të tjera.

Sipas Ramës, flamingot u rikthyen në lagunat e zonës pas vendosjes së moratoriumit 10-vjeçar të gjuetisë, ndërsa kundërshtimet ndaj investimit në Zvërnec nuk lidhen me mbrojtjen reale të mjedisit.

“Një lutje të përulur revolucionarëve, që kur të shkojnë herë tjetër në atë breg për t’u qarë hallin flamingove, të mos i bëjnë për të qarë duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat e tyre, se do kujtojnë të shkretët zogj se filloi ndërtimi i parkimit aty, e do marrin arratinë siç e kishin marrë përpara moratoriumit 10-vjeçar të gjuetisë. Po t’i lënë rrotat tek rruga automobilistike e të ecin si flamingo deri tek buza e detit pa u trembur nga papastërtitë, por mundësisht pa i shtuar ato si dje që i kishin lënë mbrapa kanoçet e birrës”, u shpreh Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prezantohet “Pasqyrë Albania”, Rama: Çdo ankesë do të gjurmohet, institucionet do të japin përgjigje brenda afatit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën e re “Pasqyrë Albania”, një instrument digjital që synon të rrisë transparencën mbi investimet…