Talenti shqiptar i automobilizmit, Roani: Synoj Formula 1

I ftuar sot në podkastin “FLASIM” të Kryeministrit Edi Rama, talenti i ri shqiptar i automobilizmit, Roani, rrëfeu rrugëtimin e tij në sportet e shpejtësisë dhe ëndrrën për t’u shpallur një ditë kampion bote në Formula 1.


I ftuar sot në podkastin “FLASIM” të Kryeministrit Edi Rama, talenti i ri shqiptar i automobilizmit, Roani, rrëfeu rrugëtimin e tij në sportet e shpejtësisë dhe ëndrrën për t’u shpallur një ditë kampion bote në Formula 1.

Roani, i cili stërvitet në Itali në akademinë e ish-kampionit botëror të Formula 1, Kimi Räikkönen, tregoi se pasioni për garat lindi që në moshë të vogël, pasi ndoqi gara kartingu në Madrid.

“Dëshira ime është të bëhem kampion bote në Formula 1”, u shpreh ai gjatë bisedës.

Talenti i ri shqiptar tha se hapat e parë në këtë sport i hodhi në Tiranë, ku nisi të garonte në kartodrom, duke arritur rezultate të spikatura.

“Në Tiranë gjetëm kartodrom dhe më pas thyeva rekordet e makinave. Më vonë shkova në Greqi, ku gjithashtu arrita të thyej rekordin e pistës”, tregoi Roani.

Ai kujtoi edhe eksperiencën e tij të parë në garat ndërkombëtare, ku përfaqësoi Shqipërinë në një aktivitet të organizuar nga FIA.

“Bëra testet në Itali dhe më pas mora pjesë në garën time të parë në FIA Motorsport Games. U rendita i 13-ti mes 44 pjesëmarrësve. Ishte emocion i veçantë, sepse përfaqësova Shqipërinë”, tha ai.

Roani theksoi se më pas ka marrë pjesë në shumë gara të tjera ndërkombëtare, duke arritur rezultate të rëndësishme në një konkurrencë të fortë.

“Kam zhvilluar shumë gara të tjera dhe kam dalë edhe i dyti në disa prej tyre, pasi niveli i konkurrencës është shumë i lartë”, u shpreh ai.

Duke folur për përvojën në akademinë e Kimi Räikkönen, Roani tregoi se stërvitet së bashku me 14 pilotë të rinj të përzgjedhur personalisht nga ish-kampioni finlandez.

“Në akademi jemi 14 pjesëmarrës dhe pilotët përzgjidhen vetë nga Kimi Räikkönen. Ai na mëson teknikat e garimit dhe mënyrën si të përgatitemi për pistën”, tha Roani.

Piloti i ri shqiptar shtoi se në Shqipëri stërvitet në kartodromin e Prushit dhe garon me një kart të markës Tony Kart.

“Në Shqipëri stërvitem në Prush. Kam një makinë Tony Kart me motor 125 kubikë, e cila arrin shpejtësi deri në 120 kilometra në orë”, tregoi ai.

Roani konsiderohet një nga talentet premtues të automobilizmit shqiptar, ndërsa synon të vijojë rrugën e tij drejt kategorive më të larta të garave ndërkombëtare.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Berat: Bashkimi i bashkive nuk prek shërbimet, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Kryeministri Edi Rama vijoi sot në Berat takimet informuese në kuadër të konsultimit publik për reformën administrative territoriale, duke u…

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Berat: Bashkimi i bashkive nuk prek shërbimet, ndryshon vetëm drejtimi vendor

Kryeministri Edi Rama vijoi sot në Berat takimet informuese në kuadër të konsultimit publik për reformën administrative territoriale, duke u…