Gogu: Profesionalizëm dhe integritet në çdo hallkë të sistemit të ekzekutimit të vendimeve penale

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu prezantoi sot drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Eduart Merkaj.


Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu prezantoi sot drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, Eduart Merkaj.

Gjatë prezantimit, Gogu theksoi rëndësinë e forcimit të sigurisë dhe standardeve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, duke nënvizuar nevojën për profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi në çdo hallkë të sistemit.

Gjatë prezantimit u diskutua për forcimin e rolit të institucionit në garantimin e ligjshmërisë dhe sigurisë.

Ministri theksoi nevojën për drejtpeshim, më shumë pavarësi, por edhe më shumë përgjegjshmëri, më shumë kapacitete hetimore, monitorimi dhe parandalimi në funksion të sigurisë dhe sundimit të ligjit.

“Siguria në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale kërkon profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi në çdo hallkë të sistemit”, u shpreh Gogu.

Ai shtoi se, në fazën ku ndodhet sot reforma në drejtësi dhe procesi i integrimit europian, standardet në sistemin penitenciar janë pjesë e standardeve të shtetit europian që po ndërtohen çdo ditë.

Lexo më shumë nga

Shqipëria shënon progres në Transparencën Buxhetore sipas OBS 2025

Shqipëria ka arritur 64 pikë nga 100 në Indeksin e Transparencës Buxhetore (OBS 2025), duke u renditur mbi pragun global…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria shënon progres në Transparencën Buxhetore sipas OBS 2025

Shqipëria ka arritur 64 pikë nga 100 në Indeksin e Transparencës Buxhetore (OBS 2025), duke u renditur mbi pragun global…