Jaupaj në Monako: Diplomacia mjedisore, çelës për një të ardhme të qëndrueshme

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj mori pjesë si folës kryesor në edicionin e 17-të të forumit “Monaco Blue Initiative”, nën patronazhin e Lartësisë së Tij, Princit Albert II dhe Princeshës Charlene të Monacos.


Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj mori pjesë si folës kryesor në edicionin e 17-të të forumit “Monaco Blue Initiative”, nën patronazhin e Lartësisë së Tij, Princit Albert II dhe Princeshës Charlene të Monacos.

Monaco Blue Initiative mblodhi përfaqësues të institucioneve financiare botërore, akademisë, organizatave ndërkombëtare dhe politikëbërës nga e gjithë bota për të diskutuar mbi të ardhmen e oqeaneve dhe deteve në dritën e Marrëveshjes së re për Biodiversitetin Përtej Juridiksionit Kombëtar (BBNJ), si një instrument kyç për mbrojtjen e biodiversitetit përtej juridiksionit kombëtar.

Në këtë forum prestigjioz ndërkombëtar, Shqipëria prezantoi vizionin dhe politikat e saj mjedisore për mbrojtjen e biodiversitetit, forcimin e zonave të mbrojtura dhe rolin që diplomacia mjedisore luan sot në bashkimin e vendeve për një të ardhme më të qëndrueshme e më të sigurt për brezat që vijnë.

“Shqipëria beson se mbrojtja e natyrës dhe diplomacia mjedisore janë sot jo vetëm një përgjegjësi globale, por edhe një mundësi për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes kombeve”, tha Jaupaj në një postim në rrjetet sociale.

“Monaco Blue Initiative” është një platformë unike për debat që bashkon aktorët kryesorë në ruajtjen dhe qeverisjen e oqeaneve.

Përfaqësuesit e qeverive, organizatave ndërkombëtare, shoqërisë civile, OJQ-ve, sektorit privat, komunitetit shkencor dhe medias takohen çdo vit për të eksploruar dhe promovuar sinergjitë midis mbrojtjes së mjedisit detar dhe zhvillimit të një ekonomie blu vërtet të qëndrueshme.

Lexo më shumë nga

Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim në industrinë ushtarake

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur sot se diskutimet lidhur me bashkëpunimin në industrinë ushtarake dhe municionet mes…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

”Corriere della Sera”: Sfida e kryeministrit Rama për ta çuar verën shqiptare në çdo cep të botës

Kampion basketbolli, skulptor, profesor në Akademinë e Arteve të Bukura. Dhe tani edhe një entuziast i verës. Edi Rama, kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim në industrinë ushtarake

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur sot se diskutimet lidhur me bashkëpunimin në industrinë ushtarake dhe municionet mes…