Metani vizitë pune në Danimarkë për bashkëpunimin në drejtësi

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, zhvilloi një vizitë pune në Danimarkë, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e drejtësisë dhe mekanizmave të përgjegjshmërisë së magjistratëve.


Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, zhvilloi një vizitë pune në Danimarkë, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e drejtësisë dhe mekanizmave të përgjegjshmërisë së magjistratëve.

Në Kopenhagë, delegacioni i ILD-së zhvilloi takime me përfaqësues të institucioneve daneze dhe të Ambasadës së Shqipërisë.

Në takimin me Drejtorin për Politikat Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Danimarkës, Jakob K. Alvi, u diskutua mbi ecurinë e reformës në drejtësi, standardet e shtetit të së drejtës dhe proceset integruese të Shqipërisë.

Gjatë bashkëbisedimit, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani vlerësoi mbështetjen daneze dhe theksoi se reforma në drejtësi në Shqipëri ka konsoliduar parimet e shtetit të së drejtës dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor gjatë dekadës së fundit. Ai nënvizoi se ILD ushtron funksionet e veta në përputhje me parimin e përgjegjësisë disiplinore, duke ruajtur njëkohësisht ekuilibrin e domosdoshëm mes pavarësisë funksionale të magjistratëve dhe së drejtës së qytetarëve për transparencë dhe llogaridhënie në administrimin e drejtësisë.

Në takim u diskutua edhe bashkëpunimi rajonal i ILD-së. Metani evidentoi anëtarësimin e institucionit në rrjetin evropian RESIJ dhe organizimin në Tiranë të konferencës rajonale të shërbimeve të inspektimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, si një nismë që do të vijojë më tej.

Nga ana e tij, Jakob K. Alvi vlerësoi punën dhe zhvillimin institucional të ILD-së, ndërsa bëri me dije se Danimarka do të rihapë ambasadën e saj në Shqipëri në muajt e ardhshëm.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zhvilloi gjithashtu një takim në Gjykatën Speciale për Ngritjen e Akuzës dhe Rishikimin, ku u prit nga kryetarja e kësaj gjykate dhe njëkohësisht gjyqtare e Gjykatës së Lartë, Hanne Schmidt, zëvendëskryetari, gjyqtari i Gjykatës së Lartë Jens Kruse Mikkelsen, si dhe Christian Dam Nielsen, gjyqtar i deleguar në Gjykatën e Lartë dhe drejtor ligjor në Sekretariatin e Gjykatës Speciale për Ngritjen e Akuzës dhe Rishikimin.

Gjatë takimit u diskutuan mekanizmat danezë të inspektimit dhe përgjegjshmërisë në sistemin e drejtësisë, si dhe praktikat për trajtimin e çështjeve disiplinore dhe garantimin e standardeve profesionale.

Delegacioni i ILD-së zhvilloi gjithashtu një takim në Ambasadën e Shqipërisë në Kopenhagë me Ambasadorin Sokol Dedja, ku u diskutua roli i ambasadës në forcimin e marrëdhënieve me vendin pritës dhe në mbështetjen e bashkëpunimit me diasporën shqiptare, si dhe rëndësia e saj si urë lidhëse midis institucioneve shqiptare dhe komunitetit shqiptar jashtë vendit.

Vizita shërbeu për thellimin e dialogut institucional dhe njohjen me përvojën daneze në funksionimin e institucioneve të drejtësisë dhe standardet e shtetit të së drejtës.

Burimi ATSH

Shqipëri–Çeki, bashkëpunim akademik për botimin e studimit të albanologut Robert Dobra

Zëvendëskryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad. Vasil Tole, priti në një takim zëvendësambasadoren e Republikës Çeke në Shqipëri,…

Global 360

Bordi i Paqes: Hamasi pengesa kryesore për armëpushimin në Gaza

Hamasi është pengesa kryesore për kalimin në fazën e dytë të armëpushimit në Gaza, thuhet në raportin e parë të…

Diplovista

Rama për “Postimees”: Në BE deri në 2030-ën, besoj në një Evropë më praktike dhe më funksionale

Kryeministri Edi Rama u shpreh në intervistën për të përditshmen estoneze Postimees se Evropa bëri një gabim duke ia lënë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëri–Çeki, bashkëpunim akademik për botimin e studimit të albanologut Robert Dobra

Zëvendëskryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad. Vasil Tole, priti në një takim zëvendësambasadoren e Republikës Çeke në Shqipëri,…