Nis zbatimi i projektit “Vjosa e Gjelbër”, në fokus zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e biodiversitetit

Ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj zhvilloi sot mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues të projektit “Vjosa e Gjelbër – Zhvillim rajonal i gjelbër dhe gjithëpërfshirës në zonën e ujëmbledhësit të Parkut Kombëtar të Vjosës”


Ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj zhvilloi sot mbledhjen e parë të Komitetit Drejtues të projektit “Vjosa e Gjelbër – Zhvillim rajonal i gjelbër dhe gjithëpërfshirës në zonën e ujëmbledhësit të Parkut Kombëtar të Vjosës”, një nismë strategjike që synon forcimin e mbrojtjes së natyrës dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm në zonë.

Projekti po zbatohet në bashkëpunim me Qeverinë Federale Gjermane dhe përfaqëson një qasje të integruar që lidh ruajtjen e biodiversitetit me zhvillimin ekonomik lokal dhe përmirësimin e mirëqenies së komuniteteve.

Me një financim prej 3 milionë eurosh dhe me afat zbatimi deri më 31 janar 2029, projekti synon të forcojë menaxhimin e qëndrueshëm të zonës së Parku Kombëtar i Vjosës, si dhe të mbështesë përpjekjet për përfshirjen e saj në rrjetin e rezervave të biosferës së UNESCO-s.

Në fokus të nismës është përfshirja aktive e komuniteteve lokale dhe zhvillimi i ekonomisë së bazuar në natyrë, përmes promovimit të turizmit të qëndrueshëm dhe përdorimit të përgjegjshëm të burimeve natyrore.

Jaupaj theksoi se, projekti “Vjosa e Gjelbër” përfaqëson një model të rëndësishëm bashkëpunimi ndërkombëtar për zhvillim të gjelbër, duke synuar ruajtjen e një prej ekosistemeve më të rëndësishme lumore në Europë dhe forcimin e perspektivës ekonomike të zonës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj thirrje protestuesve: Dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shprehu sot shqetësimin për përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave në Tiranë, duke u bërë thirrje…

Global 360

Meloni: Shqipëria dhe Mali i Zi përparësia afatshkurtër e zgjerimit të BE-së

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, fjalim para Senatit, përpara mbajtjes së Këshillit Evropian.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj thirrje protestuesve: Dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shprehu sot shqetësimin për përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave në Tiranë, duke u bërë thirrje…