Ibrahimaj: Raportet e SHBA dhe BE konfirmojnë progresin ekonomik dhe integrimin europian të Shqipërisë

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot në Kuvend se raportet ndërkombëtare mbi Shqipërinë duhet të lexohen në tërësi dhe të shërbejnë si bazë për përmirësim të politikave, jo si materiale të fragmentuara për debat politik.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot në Kuvend se raportet ndërkombëtare mbi Shqipërinë duhet të lexohen në tërësi dhe të shërbejnë si bazë për përmirësim të politikave, jo si materiale të fragmentuara për debat politik.

Në seancën plenare, gjatë mocionit me debat që po zhvillohet prej rreth tri orësh mbi raportin vjetor të Departamentit të Shtetit të SHBA-së për klimën e investimeve në Shqipëri dhe në progresraportin e Komisionit Evropian, Ibrahimaj tha se opozita po i interpreton në mënyrë të njëanshme dokumentet ndërkombëtare.

“Raportet janë dokumente serioze, profesionale dhe të balancuara. Ato evidentojnë sfida, por nuk flasin për regres ekonomik apo institucional, siç po tentohet të paraqitet politikisht”, u shpreh ajo.

Sipas saj, sfidat e përmendura në raportet ndërkombëtare janë normale për një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe për një ekonomi në proces reformimi të thellë.

Duke iu referuar raportit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, ministrja theksoi se dokumenti evidenton stabilitet makroekonomik dhe rritje të qëndrueshme ekonomike.

Ajo tha se ekonomia shqiptare është rritur me rreth 4% sipas raportit, ndërsa inflacioni është ulur në 2,2% dhe borxhi publik ka rënë në 53% të PBB-së në vitin 2024.

“Për vitin 2025, ekonomia shqiptare u rrit me 3,8%, inflacioni qëndroi nën objektivin e Bankës së Shqipërisë, ndërsa borxhi vijoi të ulet në 53%”, deklaroi Ibrahimaj, duke shtuar se këto tregues nuk përfaqësojnë krizë, por stabilitet ekonomik dhe konsolidim fiskal.

Ajo theksoi gjithashtu se Shqipëria po rritet më shpejt se vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se po shfaq rezistencë makroekonomike.

Ministrja nënvizoi se raporti i DASH konfirmon rritjen e investimeve të huaja direkte dhe një regjim liberal investimesh në Shqipëri.

“Ne kemi vijuar rritjen e flukseve dhe stokut të investimeve të huaja direkte, duke arritur në rreth 17 miliardë euro”, tha ajo.

Sipas saj, investitorët e huaj vijojnë të shohin potencial në sektorë si energjia, turizmi, infrastruktura, teknologjia e informacionit, bujqësia dhe industria minerare.

Duke iu referuar progresraportit të Komisioni Evropian, Ibrahimaj tha se Shqipëria vlerësohet me nivel të mirë përgatitjeje për një ekonomi funksionale tregu.

Raporti, sipas saj, evidenton rritje të qëndrueshme ekonomike, stabilitet të sektorit bankar dhe rritje të kreditimit në sektorin privat.

Ajo shtoi se janë shënuar progres konkret në fusha si digjitalizimi, energjia, shërbimet financiare, doganat, inovacioni, pronësia intelektuale dhe integrimi në tregun e përbashkët europian.

“Sigurisht, progresraporti identifikon edhe fusha ku duhet të përmirësohemi, si shteti ligjor, aksesi në financë, administrimi i ndërmarrjeve shtetërore dhe rritja e produktivitetit në sektorë kyç si industria dhe bujqësia”, tha ajo.

Ministrja bëri të ditur gjithashtu se gjatë javës së fundit janë prezantuar dy instrumente financiare për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, që sipas saj përbëjnë 99% të biznesit në vend.

“Instrumenti i parë është një fond garancie prej 20 milionë eurosh i sjellë nga Banka Europiane e Investimeve në mbështetje të sektorit bankar. Instrumenti i dytë është një fond prej 250 milionë eurosh, i zhvilluar në bashkëpunim me Bankën e Shqipërisë, për financimin e SME-ve përmes kreditimit të sektorit privat”, deklaroi Ibrahimaj.

Ajo theksoi se Shqipëria ka bërë progres të rëndësishëm në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian, duke përfshirë hapjen e grupkapitujve dhe avancimin në fusha të ndryshme.

“Unë nuk shoh bllokim të negociatave apo punë të keqe të qeverisë. Shoh rekomandime për përmirësim, të cilat ne po i adresojmë dhe do të vazhdojmë t’i adresojmë”, u shpreh ajo.

Ibrahimaj theksoi se procesi i integrimit europian kërkon reforma të thella ligjore, institucionale dhe ekonomike që synojnë uljen e korrupsionit, përmirësimin e qeverisjes dhe afrimin e Shqipërisë me tregun e përbashkët europian.

Burimi ATSH

Kina, e gatshme të punojë me ShBA-në për të nxitur kthimin e statusit të ri të marrëdhënieve dypalëshe në veprime konkrete

Gjatë bisedimeve ndërmjet presidentit kinez Xi Jinping dhe homologut të tij amerikan Donald Trump, të dy palët arritën konsensus për…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kina, e gatshme të punojë me ShBA-në për të nxitur kthimin e statusit të ri të marrëdhënieve dypalëshe në veprime konkrete

Gjatë bisedimeve ndërmjet presidentit kinez Xi Jinping dhe homologut të tij amerikan Donald Trump, të dy palët arritën konsensus për…