Rama: Kemi sistemin më të mirë të prokurimit publik në Ballkanin Perëndimor

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se sistemi i prokurimit publik në Shqipëri konsiderohet nga ekspertët e Komisionit Europian si sistemi më i mirë i prokurimit publik në Ballkanin Perëndimor.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se sistemi i prokurimit publik në Shqipëri konsiderohet nga ekspertët e Komisionit Europian si sistemi më i mirë i prokurimit publik në Ballkanin Perëndimor.

Rama ishte i pranishëm në firmosjen e marrëveshjes për linjën e re të financimit ndërmjet Bankës Europiane të Investimeve dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania, për të mbështetur bizneset e vogla e të mesme

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Kryeministri theksoi se “jemi edhe shumë krenarë që kemi kryer një transformim kaq të jashtëzakonshëm të sistemit tonë të prokurimit publik”.

“Sistemi ynë i prokurimit publik tashmë konsiderohet nga Komisioni Evropian, ekspertët e Komisionit Evropian, konkretisht nga Sigma dhe OECD-ja, si sistemi më i mirë i prokurimit publik në Ballkanin Perëndimor”, theksoi Rama.

Ndërkohë sipas tij, është në mesataren e sistemeve shteteve anëtare të Bashkimit Europian.

Kryeministri u ndal edhe tek arritjet e vendit në transformimin e ofrimit të shërbimeve.

“Jemi krenarë që kemi bërë gjëra që kanë ndryshuar marrëdhënien midis individit dhe shtetit, duke transformuar shërbimet tona në një platformë të mirëfilltë digjitale të qeverisjes. Kjo i jep mundësi qytetarëve që 95% të shërbimeve ta marrin online”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: 161 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës në 7 muaj, rritje 13%

Kalaja e Gjirokastrës vijon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse të turizmit kulturor në Shqipëri

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: 161 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës në 7 muaj, rritje 13%

Kalaja e Gjirokastrës vijon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse të turizmit kulturor në Shqipëri