Rama: Ligj të ri në konsultim me BE për investitorët strategjikë

Kryeministri Edi Rama, tha sot se po punohet për ndryshimin e ligjit “Për investitorët strategjikë”.


Kryeministri Edi Rama, tha sot se po punohet për ndryshimin e ligjit “Për investitorët strategjikë”.

Në një konferencë të përbashkët për medie me negociatoren për Kapitullin 5: “Prokurimi Publik”, njëkohësisht drejtore e përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta (Shahollari), mbi zhvillimet kryesore në fushën e prokurimit publik, Rama tha se në konsultim me Bashkimin Evropian po punohet për një ligj të ri për investitorët strategjikë.

“Ligji ekzistues është shtyrë vetëm për të mos lënë një vakuum mes ligjit të vjetër dhe atij të ri. Ligji për investitorët strategjikë ka qenë një ligj i imponuar nga një kohë e caktuar dhe jo një shpikje e jona. Falë atij ligji kemi bërë shumë gjëra që vendet e tjera i kishin bërë më parë”, tha Rama.

Ai shtoi se qeveria synon ta shfuqizojë ligjin aktual dhe ta zëvendësojë me një ligj të ri, i cili sipas tij, ndodhet në fazat e fundit të konsultimit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…