Ibrahimaj në Berlin: Shqipëria rol aktiv në avancimin e reformave të tregut të punës në rajon

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë në Konferencën e Ballkanit Perëndimor “Avancimi i Përbashkët i Politikave të Punësimit dhe Politikave Sociale”, e organizuar në Berlin nga Ministria Federale Gjermane e Punës dhe Çështjeve Sociale (BMAS), në kuadër të Procesit të Berlinit.


Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë në Konferencën e Ballkanit Perëndimor “Avancimi i Përbashkët i Politikave të Punësimit dhe Politikave Sociale”, e organizuar në Berlin nga Ministria Federale Gjermane e Punës dhe Çështjeve Sociale (BMAS), në kuadër të Procesit të Berlinit.

Konferenca shënoi lançimin zyrtar të Planit të Përbashkët të Punës për Punësimin dhe Politikat Sociale për vendet e Ballkanit Perëndimor (WB6), një dokument dyvjeçar që synon forcimin e bashkëpunimit rajonal, avancimin e reformave të tregut të punës dhe përafrimin me standardet e Bashkimit Europian.

Ministrja Ibrahimaj ishte pjesë e Panelit I me temë: “Nxitja e punësimit: strategji efektive për tregje pune të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”, ku ndau prioritetet dhe reformat e Shqipërisë në fushën e punësimit, zhvillimit të aftësive dhe modernizimit të politikave aktive të tregut të punës.

Në fjalën e saj, ministrja theksoi rëndësinë e përputhjes së aftësive me nevojat e tregut të punës, rritjen e aksesit në programe trajnimi dhe ndërmjetësimi, si dhe forcimin e efikasitetit të shërbimeve publike të punësimit. Ajo vuri në dukje gjithashtu rëndësinë e përfshirjes së të rinjve, grave dhe grupeve vulnerabël në tregun e punës, përmes instrumenteve të dedikuara dhe masave që reduktojnë barrierat e punësimit.

Duke u ndalur tek procesi i reformave, ministrja Ibrahimaj nënvizoi rolin e inovacionit dhe digjitalizimit në modernizimin e politikave të punësimit, rritjen e konkurrueshmërisë dhe ofrimin e shërbimeve më të aksesueshme dhe efektive për qytetarët dhe bizneset.

Gjithashtu, Ibrahimaj evidentoi rëndësinë e forcimit të Inspektoratit të Punës dhe standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë, përmes ndërtimit të kapaciteteve institucionale, digjitalizimit të proceseve të inspektimit dhe ndërgjegjësimit mbi të drejtat e punëmarrësve.

Në kuadër të Procesit të Berlinit, Shqipëria rikonfirmoi angazhimin e saj për të luajtur një rol aktiv dhe udhëheqës në avancimin e reformave të tregut të punës dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor në rajon. Ministrja Ibrahimaj theksoi se bashkëpunimi rajonal, shkëmbimi i praktikave më të mira dhe koordinimi me partnerët europianë dhe organizatat ndërkombëtare janë thelbësore për zbatimin efektiv të Planit të Përbashkët të Punës.

Konferenca mblodhi ministra dhe përfaqësues të lartë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Komisioni Europian, Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe institucione të tjera europiane e ndërkombëtare.

Burimi ATSH

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…