Rama: Shqipëria mbi mesataren e BE-së në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria është në një fazë shumë të avancuar të përparimit në fushën e prokurimeve publike dhe në pozicionimin e tryezës së negociatave me BE-në.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria është në një fazë shumë të avancuar të përparimit në fushën e prokurimeve publike dhe në pozicionimin e tryezës së negociatave me BE-në.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me negociatoren për Kapitullin 5: “Prokurimi Publik”, njëkohësisht drejtore e përgjithshme e Agjencisë së Prokurimit Publik, Reida Kashta (Shahollari), mbi zhvillimet kryesore në fushën e prokurimit publik, Rama tha se “janë disa fjali që mund të tingullojnë sikur fliten për Shqipërinë, por në fakt janë fjali të nxjerra nga një raport i detajuar i Gjykatës Europiane të Llogarive për vendet e BE-së lidhur me prokurimet publike”.

“I sjell në vëmendje për të vendosur në një kontekst të bashkëbisedimit të sotëm, por edhe për të pasur një pamje të pozicionit ku ndodhet Shqipëria në raport me një tematikë nga më të rëndësishmet atë të procesit të anëtarësimit dhe nga më të rëndësishmet për vetë familjen europiane”, nënvizoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se ndan me publikun kënaqësinë e vlerësime të njëpasnjëshme që i janë bërë Shqipërisë së fundmi bazuar po mbi fakte.

“Raporti flet për një nivel konkurrence për kontratat publike në rënie gjatë viteve të fundit, flet për një mungesë ndërgjegjësimi lidhur me faktin që konkurrenca është një parakusht kyç për vlerën e parasë në prokurimet publike, për treguesit kyçë për matjen e konkurrencës që mbeten të pakënaqshëm në shumicën e shteteve anëtare, për mbi 40% të garave të bëra me vetëm me një ofertues, për një periudhë 10-vjeçare, për një mungesë konkurrence që ndikon në çmimet dhe kostot dhe për një kohëzgjatje mesatare të procedurave të prokurimit të rritur me rreth 50%”, tha ai.

Ndërkohë që, vijoi Rama, shkalla e publikimit dhe pjesëmarrja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme mbeten në nivele të pakënaqshme.

“Këto janë disa nga konkluzionet e raportit të Gjykatës Europiane të Llogarive për vendet e BE-së. Ndërkohë që nëse vendosim në kontekst pozicionin e vendit tonë në indikatorët thelbësorë që përcakton BE dhe po të shohim në tabelën e konkurrueshmërisë pozicionin e vendit tonë nëse në mesataren, kontratat me një ofertues të vetëm përbëjnë 32,3% të kontratave në vendet e BE-së, për Shqipërinë janë në masën 23,5% dhe nëse në pasqyrën e përgjithshme të shteteve anëtare janë një grup i madh vendesh që fillojnë nga 57,4% e zbresin deri në 35,8% Shqipëria është midis tyre dhe vendeve si Suedia me 22,9%, Gjermania 22,6% Finlanda 20,3%, Franca 20% dhe vendi ynë mbi këto shtete me shumë pak, 23,5%”.

Kreu i qeverisë vuri në dukje se edhe në numrin e ofertuesve për procedurë që raporti e përcakton si 3,2 ofertues për procedurë në mesataren e BE-së Shqipëria është me 3,7 ofertues mesatarisht. Në Shqipëri e 2025 numri i prokurimeve për punë publike që janë mbyllur me fitues dhe kanë patur vetëm një ofertues është 12%, ndërkohë që në raportin e Gjykatës Europiane përcaktohet se mesatarja e vendeve të BE-së është 14%.

“Të gjitha këto nuk duan të thonë asgjë më shumë dhe asgjë më pak sesa faktin që mbi fakte Shqipëria është në një fazë shumë të avancuar të përparimit në këtë fushë dhe nga ana tjetër në pozicionimin e tryezës së negociatave me BE-në”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kos: BE do të disbursojë 200 milionë euro për Shqipërinë dhe Malin e Zi

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos tha sot se Bashkimi Evropian do të ofrojë 200 milionë euro për…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kos: BE do të disbursojë 200 milionë euro për Shqipërinë dhe Malin e Zi

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos tha sot se Bashkimi Evropian do të ofrojë 200 milionë euro për…