Investimet në infrastrukturë, Rama: Elbasani është në pozicion gjeografik strategjik

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste solli në vëmendje disa prej investimeve strategjike në qarkun e Elabsanit, duke veçuar projektin e Korridorit VIII.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste solli në vëmendje disa prej investimeve strategjike në qarkun e Elabsanit, duke veçuar projektin e Korridorit VIII.

Në mbledhjen e Asamblesë së PS-së në Elbasan, Rama theksoi se në aspektin e veprave të infrastrukturës, Elbasani është në pozicion gjeografik strategjik.

“Ky ky qark përshkohet nga një korridor, i cili deri përpara tre vjetësh a kur ishte që ne bëmë samitin me Bashkimin Europian nuk pranohej nga Bashkimi Europian si korridor europian “Korridori VIII” nuk ishte, nuk e pranonin. Pse s’e pranonin? Se një vend e bllokonte! E bllokonte! Është vend mik, por këto janë çështje të konkurrencës, të rrugëve, të tregjeve e tjerë, e tjerë. E futëm Korridorin e VIII dhe e bëmë BE-në që të vinte këtu dhe po këtu ta firmoste atë ditë që Korridori 8 është korridor europian”, tha Rama.

Kjo sipas tij, “ishte e rëndësishme për të marrë pastaj ato fonde me të cilat ne do të ndërtojmë hekurudhën”.

“Ndërkohë është e rëndësishme edhe për të marrë ato mbështetje që kemi marrë për segmente të caktuara të Korridorit. Një pjesë është buxheti i shtetit, se nuk kemi dashur të presim pafund dhe kjo po bëhet tani”, shtoi ai.

E njëjta gjë, sipas tij, ndodhi edhe me bypassin e Elbasanit.

Duke folur për rrëshitjen e rrugës, Rama ritheksoi se ajo ishte një ndodhi gjeologjike që s’kishte lidhje fare me projektin e rrugës.

“U lemeris dynjaja, u ngritën të gjithë, ‘ja korrupsioni, korrupsioni, korrupsioni’. Por ju e dini se nuk është e mundur që të rritet korrupsioni dhe të rriten të ardhurat e buxhetit, se nuk shkojnë këto të dyja bashkë. Nuk është e mundur që të rritet korrupsioni dhe të rriten kursimet nga tenderat, se si shkojnë? Që korrupsioni u rriska dhe shteti fitoka më shumë kur bën tendera? Nuk është e mundur që të rritet korrupsioni dhe të rritet ekonomia. Nuk është e mundur që të rritet korrupsioni, të rriten pagat, të rriten pensionet, nuk është e mundur.”, tha Rama.

Sipas tij, “nëse deri dje duhet të jepje ryshfet për të marrë një certifikatë, sot shqiptarët këtu dhe kudo në botë e kanë shtetin në telefon kur vjen puna për të marrë letra.

“Përjashto hipotekën që është një proces që ne do ta përmbyllim dhe atë brenda këtij mandati dhe nuk do kemi më nga këto tmerret që vazhdon të prodhojë gjithë ajo këneta e madhe që është krijuar në 30 vjet me letra, me prona, del njëri, futet tjetri, jo është e imja, jo mbivendosja”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Java Europiane e Sportit, mbi katër mijë pjesëmarrës në 72 shkolla

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se një element i rëndësishëm i aktiviteteve është edhe…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Java Europiane e Sportit, mbi katër mijë pjesëmarrës në 72 shkolla

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se një element i rëndësishëm i aktiviteteve është edhe…