Rama: Rritet mbështetja për fermerët, pritet “bum” i Shoqërive të Bashkuara Bujqësore

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se mbështetja për fermerët me skemën e re do të arrijë deri në 55 milionë euro, në varësi të faturimit.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se mbështetja për fermerët me skemën e re do të arrijë deri në 55 milionë euro, në varësi të faturimit.

Në mbledhjen e Asamblesë së PS-së Elbasan, Rama u shpreh se e vërteta pë njerëzit në fshat nuk është ajo që thonë pasqyrat mediatike, por është ajo që ata prekin.

“Se nuk është aspak e vështirë që në atë 30% që nuk na voton ne në një fshat X ku ne marrim 70% të gjesh tre veta që të thonë të gjitha të zezat apo të gjesh njerëz të cilët realisht nuk kanë sukses dhe nuk kanë fare “sy për qabe” kur i thonë në atë punë.
Ama e vërteta është që ne dhe këtë e dinë ata fermerët, ne kemi hequr subvencionin e naftës që ishte një shumë prej 18 milionë eurosh dhe ndërkohë kemi vendosur një gjë tjetër”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se të gjithë ata të cilët do të shesin me faturë dhe do të dorëzojnë faturat do marrin mbrapsht 10% të vlerës së faturave.

“Në totalin e vetë ne parashikojmë të jetë nga 40 deri në 55 milionë euro dhe kjo do të bëjë që ato 40 dhe deri në 55 milion euro varet se sa do vijnë në këtë fazë të parë. Pastaj kur ta mësojnë të gjithë që nuk ka më asnjë kokërr leku nëse ti nuk tregon faturat, por ama kur tregon faturat ka më shumë, janë të ardhura nga buxheti i shtetit që do t’ shkojnë fermerëve, por njëkohësisht janë një hap i madh në formalizimin më në fund të një pjese të ekonomisë që nuk mund të hyjë në Bashkimin Europian informale”, shtoi Rama.

Kryeministri bëri të ditur se ka nisur kriijimi i shoqërive të bashkuara bujqësore në blegtori dhe në frutore.

“Në bashkinë Dibër janë duke u krijuar dy shoqëri të bashkuara bujqësore në blegtori dhe në frutore. Në bashkinë Malësia e Madhe një model për zinxhirin e vlerës, në bashkinë Berat dy shoqëri, në bashkinë Cërrik dy shoqëri, në bashkinë Kolonjë një shoqëri, në bashkinë Pogradec një, bashkinë Durrës një, në bashkinë Lushnje dy, në bashkinë Elbasan një, në bashkinë Lezhë një, bashkinë Shkodër një, në bashkinë Peqin një, në bashkinë Divjakë një dhe në bashkinë Roskovec një dhe vazhdojmë”, shtoi Rama.

Sipas kryeministrit, kjo do të thotë se më në fund po hyjmë në një fazë kur do kemi një bum të Shoqërive të Bashkuara Bujqësore.

“Po bumi i Shoqërisë të Bashkuara Bujqësore ka dy impakte; i pari është impakti i uljes së kostove atje dhe i marrjes së më shumë mbështetje financiare nga shteti dhe i dyti është impakti i negociatave ose nën negociata ku ne nuk mund të shkojmë se nuk i mbijetojmë dot ne Bashkimit Europian duke ndenjur tek e tek. Njëri me dy dele, tjetri me tre dele. Njëri me 2 dynym, tjetri me 7, por duke u bashkuar. Duke u bashkuar në shitje edhe duke prodhuar secili te pjesa vet dhe pastaj duke ndarë të ardhurat sipas pjesës”, theksoi ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Investimet në infrastrukturë, Rama: Elbasani është në pozicion gjeografik strategjik

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste solli në vëmendje disa prej investimeve strategjike në qarkun e Elabsanit, duke…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Investimet në infrastrukturë, Rama: Elbasani është në pozicion gjeografik strategjik

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste solli në vëmendje disa prej investimeve strategjike në qarkun e Elabsanit, duke…