Rama: Forcojmë rolin e bashkive në procesin e anëtarësimit në BE

Kryeministri Edi Rama nënvizoi sot rëndësinë e forcimit të rolit të bashkive në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.


Kryeministri Edi Rama nënvizoi sot rëndësinë e forcimit të rolit të bashkive në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Këtij synimi, sipas tij, i shërben edhe lançimi i programit “EU4Municipalities II” Europa apo Bashkimi Europian për pushtetin vendor, faza e dytë, një program i mbështetur nga Bashkimi Europian, që lidhet drejtpërdrejtë me modernizimin e qeverisjes vendore.

Gjatë podkastit “Flasim”, kryeministri u ndal në këtë zhvillim të rëndësishëm gjatë javës së kaluar, i cili sipas tij, synon “rritjen e kapaciteteve të bashkive për t’u bërë më të gatshme që të jenë konkurruese në përpjekjen për të thithur më shumë nesër fonde nga Bashkimi Europian”.

“Ky program bën pikërisht urën ndihmëse për të përcjellë më shumë dije nga Bashkimi Europian drejt bashkive tona, për të rritur vetëdijen e tyre, për rolin që kanë në raport me Bashkimin Europian në një vend që nesër bëhet anëtar i Bashkimit Europian”, tha Rama.

Për këtë arsye, kryeministri shprehu besimin se ky program është një fakt që vjen në kohën e duhur si pjesë e tërësisë së fakteve që provojnë se Bashkimi Europian është gjithmonë e më pranë, se Shqipëria është gjithmonë e më shumë një vend që shihet si anëtar i Bashkimit Europian, jo në të ardhmen e largët, por në vitet që vijë.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Java Europiane e Sportit, mbi katër mijë pjesëmarrës në 72 shkolla

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se një element i rëndësishëm i aktiviteteve është edhe…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Java Europiane e Sportit, mbi katër mijë pjesëmarrës në 72 shkolla

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se një element i rëndësishëm i aktiviteteve është edhe…