Rama: Kongresi Botëror i Ligjit në Tiranë, konfirmim i transformimit epokal në drejtësi

Tirana mirëpriti javën e shkruar sesionin hapës të Kongresit Botëror të Ligjit, një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e shtetit të së drejtës që vjen në Shqipëri dhe për të cilën Shqipëria bëhet mikpritëse.


Tirana mirëpriti javën e shkruar sesionin hapës të Kongresit Botëror të Ligjit, një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e shtetit të së drejtës që vjen në Shqipëri dhe për të cilën Shqipëria bëhet mikpritëse.

Duke u ndalur te zhvillimet kryesore të Javës në nisje të podkastit “Flasim”, kryeministri Rama e konsideroi këtë zhvillim diçka të paimagjinueshme deri disa vite më parë.

“Kjo nuk është thjesht një ngjarje për turizmin, kjo nuk është thjesht një ngjarje për zhvillimin ekonomik, kjo nuk është thjesht një ngjarje për të mbledhur bashkë ekspertë të një fushe apo të një fushe tjetër për të folur për një sektor, kjo është një ngjarje që përcakton një epokë që përcakton hapjen e një epoke tanimë të konfirmuar nga respekti i platformës së Kongresit Botëror të ligjit që nuk do të vinte kurrë në Shqipërinë e deri disa vite më parë, sepse nuk do të kishte asnjë mundësi të fliste dhe të referonte nga ky vend për sundimin e ligjit, përkushtimin e shteteve demokratike ndaj sundimit të ligjit dhe për vullnetin e shumicave qeverisëse për të garantuar paprekshmërinë e sistemit të drejtësisë”, shtoi Rama.

Kryeministri vlerësoi se “fakti që Tirana zgjidhet për të mbledhur figura kaq të rëndësishme në fushën e së drejtës, juristë, ekspertë, protagonistë të betejës për të drejtën në historinë tonë bashkëkohore lidhet pikërisht me konfirmimin e këtij transformimi”.

Sipas Kreut të Qeverisë kjo është një arsye për të qenë jo thjesht krenarë për reformën në drejtësi, por të vendosur për ta çuar atë përpara duke i qëndruar besnik atij hapi dhe atij vendimi historik që kemi marrë për të ndarë politikën nga drejtësia.

“Për të ndarë pushtetin ekzekutiv dhe legjislativ nga pushteti i drejtësisë dhe për t’ia dorëzuar shpatën e drejtësisë zonjës së drejtësisë, e cila ka nevojë në Shqipëri të mbështetet, të ndihmohet, të mirëkuptohet në një proces ku, jo vetëm shpata, por edhe sytë e mbyllur dhe peshorja për të qenë e barabartë dhe e drejtë me të gjithë janë pjesë e kësaj përpjekje të madhe dhe të përbashkët”, shtoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Java Europiane e Sportit, mbi katër mijë pjesëmarrës në 72 shkolla

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se një element i rëndësishëm i aktiviteteve është edhe…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Java Europiane e Sportit, mbi katër mijë pjesëmarrës në 72 shkolla

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se një element i rëndësishëm i aktiviteteve është edhe…