Rama: Shqipëria më pranë se kurrë BE-së, gati për fazën e mbylljes së kapitujve

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria ka hyrë në një fazë kyçe në procesin e integrimit europian, ndërsa raporti i Komisionit Europian vlerëson se vendi është i gatshëm të hyjë në fazën e mbylljes së kapitujve duke kaluar përmes piketave të ndërmjetme.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria ka hyrë në një fazë kyçe në procesin e integrimit europian, ndërsa raporti i Komisionit Europian vlerëson se vendi është i gatshëm të hyjë në fazën e mbylljes së kapitujve duke kaluar përmes piketave të ndërmjetme.

Në nisje të podkastit “Flasim”, Rama u ndal te rrugëtimi europian i vendit ndërsa u shpreh se 9 maji, Dita e Europës, e gjeti Shqipërinë më pranë se kurrë Bashkimit Europian.

Kryeministri theksoi se për herë të parë pas shumë dekadash rruga drejt Bashkimit Europian nuk duket më si një horizont i largët, por si një majë tanimë e kapshme me sy dhe e arritshme në kohën që kemi në dispozicion.

“Negociatat kanë avancuar me ritëm, kapitujt janë hapur në kohë rekord, marrëdhënia me Bashkimin Europian ndërtohet ditë pas dite me rezultate konkrete dhe tani Komisioni Europian dhe vendet anëtare përmes ambasadorëve të tyre janë në një fazë kyçe të procesit ku diskutojnë raportin e Komisionit, i cili nënvizon se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat e shtëpisë dhe është e gatshme të hyjë në fazën e mbylljes së kapitujve duke kaluar përmes piketave të ndërmjetme dhe e gjitha kjo nuk ka ardhur rastësisht ka ardhur me punë, ka ardhur me rezultate, ka ardhur nga një proces transformues që vazhdon në çdo sektor”, tha Rama.

Kryeministri renditi disa prej reformave transformuese të vendit në këtë proces.

“Reforma në drejtësi, transformimi i administratës, digjitalizimi i shërbimeve, modernizimi i ekonomisë, investimet dhe transformimet në energji, infrastrukturë, standarde të reja në sektorët strategjik nuk janë pjesë të shkëputura dhe asnjë listë fjalësh pas të cilave ka pak përmbajtje, por janë hallkat e një zinxhiri gjithnjë e më solid të ndërtimit të shtetit europian të shqiptarëve”, u shpreh Rama.

Sipas kreut të qeverisë, “9 maji nuk është për ne vetëm festa e Europës, por është edhe momenti kur marrim frymë me një ndjenjë legjitime krenarie dhe ecim përpara për të arritur majën që tanimë është e arritshme më thjeshtë dhe vetëm angazhim, angazhim, angazhim dhe vullnet, vullnet, vullnet”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…