Rama: Trefishim i aplikimeve për startup-e, qeveria mbështetje financiare

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se zhvillimi i teknologjisë dhe mbështetja nga Qeveria për të rinjtë që kanë ide zhvillimi për startup-e po krijojnë mundësi për të rinjtë shqiptarë.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se zhvillimi i teknologjisë dhe mbështetja nga Qeveria për të rinjtë që kanë ide zhvillimi për startup-e po krijojnë mundësi për të rinjtë shqiptarë.

Gjatë një takimi të Kryeministrit Rama në Elbasan me vajza e djem të talentuar, fitues të programit të startup-eve për vitin 2025 dhe aplikantë për vitin 2026, kreu i Ekzekutivit tha se shifra e aplikimeve për startup-e ka arritur në një numër rekord, në 1216 të tilla.

“Ne sot mund ta themi lirisht atë që deri jo shumë kohë më parë ishte për të qeshur, që cilido dhe cilado ndër më të rinjtë në Shqipëri mund të punojnë në çdo vend të botës pa lëvizur nga shtëpia e tyre, kudo qoftë ajo, në Tiranë, Elbasan apo në një fshat të largët, mjafton të kenë një kompjuter dhe të jenë të lidhur me internetin. Jo vetëm kaq, por mund të punojnë pa lëvizur nga shtëpia dhe të paguhen shumë herë më mirë se ç’do të paguheshin po të largoheshin nga vendi i tyre dhe të bënin një punë diku jashtë për dikë tjetër”, tha Rama.

“Sot është një realitet i cili zgjerohet me shpejtësi, duke integruar në perimetrin e vet të rinj dhe të reja, falë faktit që teknologjia u vë në dispozicion mjete të cilat të rinjtë i kuptojnë dhe i zotërojnë shumë më shpejt se të tjerët”, vijoi ai.

Rama tha se “trefishimi i numrit të aplikantëve për programin “Startup Albania”, i cili ka nisur disa vite më parë dhe tani është një program i besueshëm, falë informacionit që është shpërndarë në këtë periudhë, ka tërhequr një interesim të madh dhe një numër aplikimesh rekord: 1219 aplikime për mbështetje financiare që shkon nga 15 mijë euro në 45 mijë euro dhe për projekte të konsoliduara deri në 90 mijë euro”.

“Këto nuk janë kredi, por grante që Qeveria shqiptare ua vë në dispozicion atyre që paraqiten me një ide interesante dhe me potencial për të krijuar një kompani të vogël, e më pas për ta kthyer atë në një kompani të madhe. Jemi sot në Elbasan, dhe Elbasani ka edhe një potencial tjetër, ka shkollën e vet profesionale, e cila ka 1400 nxënës dhe që përbën një rezervuar jashtëzakonisht të konsiderueshëm për një qytet si Elbasani, për të rritur krijues të rinj të botës së teknologjisë”, tha Rama.

Sipas Ramës, për të rritur dhe për të kthyer në hapësira shërbimesh dhe punësimi idetë, nëse nuk do të ishte forca e teknologjisë, do të ishin utopi të pakapshme me mjetet e rrugës tradicionale të zhvillimit.

“Ajo që teknologjia ka bërë është diçka që është e vështirë ta kapim të tërën, pavarësisht se mund ta kuptojmë dhe përsërisim. Teknologjia ka rritur shpejtësinë e zhvillimit, nga epoka të tëra zhvillimi linear, bota sot ka kaluar në zhvillimin eksponencial. Nëse deri dje edhe vetë teknologjisë për të gjeneruar smartfonin e ri i duheshin 300 ditë dhe nga një Apple në tjetrin duhej pritur shtatori tjetër, teknologjia sot po shkon në pikën që çfarë është e re në fillim të javës bëhet e vjetër në fund të javës”, pohoi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Java Europiane e Sportit, mbi katër mijë pjesëmarrës në 72 shkolla

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se një element i rëndësishëm i aktiviteteve është edhe…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Java Europiane e Sportit, mbi katër mijë pjesëmarrës në 72 shkolla

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, u shpreh se një element i rëndësishëm i aktiviteteve është edhe…